VIDEOLAJM/ Rrënohet në Viti
përmendorja serbe e LNÇ-së

VIDEOLAJM/ Rrënohet në Viti<br />përmendorja serbe e LNÇ-së
Pas dëmtimit të varrezave serbe në Kllokot, siç bënë të ditur mediat kosovare, organizata e Veteranëve të Luftës ka rrënuar përmendoren e Luftës Nacional Çlirimtare në qendër të qytetit të Vitisë.

Policia nuk ka mundur të ndalojë veteranët e luftës të cilët ishin mbledhur përreth përmendores teksa përmendorja e vendosur në Viti që nga Lufta e Dytë Botërore, rrënohej nga një ekskavator.

Milaim Abazi,kreu i veteranëve të luftës në Viti tha për mediat kosovare se veprimi i sotëm vjen për t’i kujtuar qeverisë së Serbisë se “ne jemi zot të trojeve tona dhe se edhe ne mund të zhbëjmë çdo monument të historisë së tyre”.

PEZULLOHEN 5 EFEKTIVE POLICIE

Ora 22:55 Në fakt shembja e kësaj përmendoreje dhe neglizhenca e policisë ka çuar në pezullimin e 5 punonjësve të policisë së Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, Komandanti i Stacionit Policor në Viti si pasojë e neglizhencës në detyrë ka dështuar pasi nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura për të parandaluar aktin kriminal të rrënimit të monumentit. Nëpërmjet një deklarate për mediat gjatë orëve të mbrëmjes, policia njoftoi se ka pezulluar nga detyra Komandantin e Stacionit Policor të Vitisë, shefin e Operatives, Udhëheqësin e Sektorit dhe dy pjesëtar të patrullues dhe ndaj tyre do të nisin hetimet.

VIDEO/ RRENIMI I PERMENDORES


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit