TIRANË- Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze ka publikuar një video montazh teksa shfaqet Sali Berisha "duke ndjekur" kryeministrin Edi Rama teksa u vlerësua me çmim nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton për strehimin e afganëve.
Mero Baze e ka komentuar me ironi.
“Nga Foltorja e sotme në New York“, ironizon Baze, nisur nga fakti që Sali Berisha është shpallur një person i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si për korrupsion dhe minim të demokracisë.