TIRANË - Sekuestrohen 400 kilogramë hashash në periferi të Tiranës. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, gjatë natës është arrestuar edhe një person, ndërsa është sekuestruar edhe një arsenal armësh.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e komisariatit numër 4 dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, lënda narkotike është sekuestruar në fshatin Zall Bastar, ndërsa deri më tani mësohet se në pranga janë  vënë 2 vëllezërit  I Meta dhe G. Meta banor i  këtij fshati.

Veç lëndës narkotike prej 400 kilogramësh, janë sekuestruar edhe 2 automatikë, 2 pushkë, eksplozivë e detonatore. Operacioni është duke vazhduar ende me kontrolle në banesa të ndryshme të këtij fshati.

kanabisi ne zall bastar
(Në foto: Kanabisi i gjetur në Zall Bastar)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)