SHBA - Grupi prej 11 parashutistësh i kanë shpëtuar paq një përplasje mes dy avionëve të vegjël në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy avionet me grupet e parashutistëve në bord po bënin prova për hedhjen me parashutë në grup, por diçka nuk shkoi ashtu siç duhej dhe dy avionët u përplasën bashkë.

Para momentit të përplasjes, grupi i parashutistëve e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u hodhën nga avioni menjëherë, kurse piloti i avionit tjetër që u dëmtua më pak nga përplasja, mundi ta ulte atë në tokë pa asnjë rrezik.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e vendosura në kokoret e parashutistëve.   



(v.gj/shqiptarja.com)