VIDEOLAJM/ Shkëlzen Gashi i 
kundërpërgjigjet "ashpër" trajnerit

VIDEOLAJM/ Shkëlzen Gashi i <br />kundërpërgjigjet "ashpër" trajnerit
Nënçmimit dhe shpërfilljes nga trajneri i Basel, Shkelzen Gashi, golashënuesi më i mirë i Zvicrës në dy vitet e fundit i është përgjigjur me “gjuhën” që e njeh që mirë: me gola.

Në ndeshjen për Kupën e Zvicrës të luajtur kundër klubit Muttenz (liga ndërregjionale 2), Gashi ka shënuar tre dhe dha një asist, në fitoren 5:1 të kampionit të Zvicrës. Me këtë fitore FC Basel kualifikohet për çerekfinalen e kupës.

Shkelzen Gashi nga fillimi i sezonit është angazhuar shumë pak në lojë dhe të shumtën e herëve ka qenë në rolin e rezervistit. Në ndeshjen e javës së kaluar ai madje nuk ka qenë as në bankën e rezervistëve.

Kjo gjendje e lojtarit që luan edhe për Kombëtaren e Shqipërisë është bërë temë debati në mesin e futbolldashësve të Zvicrës.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e mosangazhimit ne lojë të Gashit, trajneri Fischer është përgjigjur me cinizëm se në fushë nuk mund të të luajnë 28 lojtarët sa i ka klubi gjithsej.

Po ashtu ai ka thënë se gjendja ne terren (fakti se FC Basel vazhdon të jetë kapion i superligës) tregon nëse ai ka pasur të drejtë me moszgjehdjen e Gashit në formacionin standard ose jo. /Marrë nga albinfo.ch/

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia