ITALI - Videoja e një shqiptari punonjës i një firme për mirëmbajtjen e rrugëve në Itali ka marrë bum klikimesh në rrjetet sociale, për shpejtësinë dhe për precizionin me të cilin ai arrin që të vijëzojë rrugët.
38- vjeçari shqiptar, Indrit Mema tregon se filmimi nisi si një shaka nga kolegu i tij. Por ka qenë pikërisht kjo video që e ka shndërruar atë në një idhull.
Videoja e filmuar në rrugët e qytetit verior të Italisë, Sondrio, është publikuar fillimisht në faqen e “Facebook” të një kompanie amerikane ndërtimesh dhe menjëherë ka arritur një numër të madhe pëlqimesh dhe shpërndarjesh.
“Ky sukses në web, më ka çuditur”- thotë Indrit Mema, duke shtuar se “Adhuroj të punoj me përkushtim. Kur bëj vijëzimet e bardha ndjehem njësoj kur isha femijë dhe luaja me Go Kart.”

/Shqiptarja.com

VIDEO