SIRI - Një tjetër video shokuese nga Siria po qarkullon nëpër mediat sociale. Në video, e gjatë rreth 3 minuta, tregohen dy fëmijë në Damask që mbledhin në tokë çfarë munden që të gjejnë, ndërsa bisedojnë me gazetarin.
Nëpër rrënojat e banesave të shkatërruara nga lufta civile në Siri, dy vëllezërit e vegjël kërkojnë thërrime për të mposhtur urinë, siç edhe ata thonë vetë, "jemi të uritur". Është rrënqethëse të shikosh këta fëmijë që rrëmojnë në tokë dhe mbledhin në një dërrasë të vogël të gjithë "ushqimin" që mund të gjejnë.
Dhe ky është vakti i tyre, pasi nëna nuk është me ta që t'i ushqejë.
JA BISEDA E PLOTE E GAZETARIT ME FEMIJET
Fëmijët: Njerëzit hedhin 'copa buke' këtu. Shiko sa shumë, ka edhe më në tokë. Njerëzit e hedhin në vend se tua japin atë njerëzve të tjerë.
Gazetari: Nga vjen kjo 'bukë'?
Fëmijët: Nga ndihma që kanë ardhur për njerëzit.
Gazetari: Nuk ju kanë dhënë ndihma ju?
Fëmijët: Jo. Nëse do të na kishin dhënë nuk do të vinim këtu të mblidhnim për të ngrënë.
Gazetari: Nga jeni?
Fëmijët: Nga Hajar (Damask). Të gjithë bënë armëpushim përveç Hajarit
Gazetari: Po ju? Çfarë jeni?
Fëmijët: Ky është im vëlla. Po më ndihmon të mbledhim për të ngrënë. Ne mund ta përdorim këtë për ta pirë me çaj.
Gazetari: Si jetoni?
Fëmijët: Ne jetojmë me supë me ujë, supë me erëza, dhe supë me ‘lesh’.
Gazetari: Sa kohë keni që jeni në këtë situatë?
Fëmijët: Rreth një vit.
Gazetari: Po prindërit tuaj janë këtu?
Fëmijët: Unë kam babain. Nëna u largua dhe nuk u kthye më. Ajo ka marrë dokumentat familjare, prandaj ne nuk mund të marrim katën që të na japin ndihmat.
Im atë ka humbur kartën e identitetit dhe prandaj nuk se si ta konfirmojë identitetin e tij. E humbi kartën e identitetit para revolucionit.
Gazetari: Sa vjeç jeni?
Fëmijët: Unë jam 10 vjeç
Gazetari: Çfarë shpresoni?
Fëmijët: Shpresojmë që gjendja të kthehet si me parë kur kishim për të ngrënë dhe te jemi të ngopur, dhe jo si tani ku biem në gjumë të uritur dhe zgjohemi po të uritur. Nga njëra anë stomaku ynë ushqehet, nga ana tjetër jemi të uritur. Kjo që hamë nuk mund të na mbajë gjallë. Mamaja ime u largua prej urisë. Por ne jemi të duruar. Ne mund të durojmë akoma këtë uri. Askush nuk është me ne veç Zotit.
Gazetari: Pra ju jeni rezistentë?
Fëmijët: Po jemi të fortë, Zoti do të rregullojë çdo gjë.
Gazetari: Çfarë mesazhi do tu japësh personave që të braktisën?
Fëmijët: Asnjë. Të gjithë ikën dhe na lanë. Kush qëndroi me ne? Ne jemi një familje e madhe por të gjithë ikën dhe na lanë. Thjesht dua t’ju them njerëzve se “Shpresoj Zoti t’ju kënaqë”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com