TIRANË – Pas disa ditësh me dielli në kryeqytet janë kthyer sërish ditët me shi, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 Tirana është pushtuar nga reshje të dendura shiu dhe një stuhi me rrufe të panumërta që godisnin antenat e transmetimit të valëve telefonike dhe televizive, ndërsa disa të tjera “gjarpëronin” përmes reve duke bërë që për disa sekonda në kryeqytet të dukej mëngjes, siç mund të shikoni dhe në pamjet e "A1 Report" dhe "Shqiptarja.com" të filmuara në periferi të Tiranës.
Ndonëse nuk është hera e parë që Tirana preket nga këto stuhi, ato ndodhin shumë rrallë dhe ndonjëherë zgjasin për disa orë. Stuhia e sotme zgjati rreth 30 minuta ndërsa parashikimet e motit tregojnë që dita e nesërme në Tiranë të jetë një ditë më diell dhe pa reshje shiu.

(Në foto: Disa nga rrufetë e filmuara gjatë stuhisë mbrëmjen e sotme)

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO