TIRANE - Një re tymi me ajër të rënduar është përhapur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Për rreth 30 minuta reja e tymit ka mbuluar të gjithë zonën. Televizioni A1 Report sjell pamjet e zonës së Komunës së Parisit të mbuluar nga reja e tymit.
 
Mësohet se shkak për këtë është bërë përfshirja nga flakët e disa shkurreve dhe mbetjeve nga pastrimi i Kopshtit Botanik.
 
Megjithatë sipas banorëve të zonës, kjo është shkaktuar për shkak të djegies së jashtëligjshme të plehrave duke krijuar edhe situatë të ngarkuar të ajrit. Por në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për rrjedhojë edhe neutralizimin e ajrit të rënduar.

komuna e parisit

komuna e parisit me logo
FOTO të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)