AUSTRALI – Besart Berisha luan prej pesë sezonesh në Australi, duke shkëlqyer ndryshe nga performanca e tij në Evropë.

Aktualisht, 30-vjeçari luan për Melbourne Vitory, ku në katër ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar tre gola.

Në ndeshjen e fundit, ndaj wellington Phoenix, ai shënoi dy herë.

Berisha kaloi në avantazh ekipin në minutën e 10-të ndërsa shënoi dhe golin e tretë, që ishte dhe një ekzekutim i jashtëzakonshëm.