VIDEOLAJM/ Vlora çel sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

 

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2024. Në një atmosferë festive ku nuk kanë munguar spektakël fishekzjarresh, kulinari, koncert festiv, Vlora uron për një sezon të mbarë. Çelja e sezonit është bërë në zonën e Lungomares ndërsa gjatë gjithë kësaj jave në Vlorë ka patur një sërë aktivitetesh.

Në çeljen e sezonit edhe panair kulinarie me produktet tradicionale, polifoni e valle dhe këngë qytetare vlonjate për të kulmuar edhe me koncertin e madh festiv. Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka uruar për një sezon të mbarë duke e quajtur Vlorën destinacionin kryesor të turizmit.

Edhe kreu i operatorëve turistik Vasil Bedinaj ka theksuar se Vlora e ka sezonin tashmë gjithëvjetor ndërsa të huajt kanë nisur ta frekuentojnë qytetin. Sfida e Vlorës mbetet shtimi i kapaciteteve akomoduese pasi me ndërtimin e aeroportit, Vlora do të presë edhe më shumë turistë.

Spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv me emra të njohur të muzikës kanë shoqëruar çeljen zyrtare të sezonit, ndërsa të pranishëm qytetarë të shumtë por edhe turistë vendas e të huaj.


Lajmi kryesor:

Vlora çel sezonin turistik, Dredha për Report Tv: Gati të përballojmë fluksin! Shtojmë kapacitetet akomoduese


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës