Një nga policët e vrarë në sulmin terrorist ndaj revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, ishte një praktikus i fesë islame. Vrasja e tij nga dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, të dy pjesë e luftës për Xhihad në Siri (lufë e shenjtë në emër të Zotit) tronditi të gjithë botën për mënyrën e pamëshirshme të ekzekutimit. 

Ekzekutimi i 42-vjeçarit Ahmet Merabet, i filmuar nga kamerat, shokoi opinionin publik, teksa efektivi i policisë u qëllua mizorisht edhe pasi kërkoi mëshirë nga dy franko-algjerianët që kryen masakrën. 

Polici shfaqet në video teksa ngre duart për mëshirë, por u qëllua me gjakftohtësi nga terroristët të cilët më tej u larguan me makinën Citroen të zezë. Masakra në zyrat qendrore në Paris të satirikes së përjasvshme mori jetën e 12 persona, mes tyre tetë gazetarë, 2 policë, një recepsionist dhe një i ftuar).

Redaksia Online
(shqiptarja.com)