Nëse jeni të uritur, por s’keni para të mjaftueshme në xhep për të blerë dicka për të ngrënë, mos u shqetësoni. Gjeni një mi dhe lëshojeni në mes të lokalit. Kështu, me pak fat, do të shpëtoni pa paguar faturën. Kjo ishte zgjidhja e 28-vjecarit britanik, suksesi i të cilit, fatkeqësisht, ishte afatshkurtër.
Christopher Baker vendosi të ulej i vetëm në një restorant në Sanderlend në Britaninë e Madhe në ditën e Shën Valentinit. Pasi porosit dhe shijon atë që kish porositur, 28-vjeçari nxjerr nga xhepi i xhaketës një mi dhe e lëshon në tokë.
Menjëherë ky veprim përhapi panik në ambientet e restorantit dhe klientëve iu ‘neverit’ ushqimi. Pronari i restorantit së bashku me stafin, të vënë në siklet përballë klientëve, i rimbursuan këta të fundit.
Pas një kontrolli në restorant nga inspektorët sanitarë, u vu re që nuk bëhej fjalë për një mi të egër, por për një mi të rritur në shtëpi, të pastër e madje edhe të qethur.
Megjithatë askujt nuk i shkoi mendja se kafsha mund të ishte lëshuar në ambientet e restorantit nga njëri prej klientëve. Gjithçka është zbuluar disa ditë më vonë kur pronari i lokalit vendos të rishikojë kamerat e sigurisë. Pikërisht këtu ai kap momentin kur Christopher Baker, pasi ka ngrenë, fut dorën në xhepin e xhaketës dhe nxjerr me kujdes miun duke e lënë atë në shesh.
I vendosur përballë akuzave, Baker pranoi mashtrimin. Ai pagoi faturën plus një tarifë dëmshpërblimi ekstra prej 60 pound për dëmin e shkaktuar. Ai u dënua gjithashtu me 12 muaj shërbim komunitar.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO