Një grup neofashitësh janë shfaqur në homazhet për 79 vjetorin e ekzekutimit të diktatorit fashist Benito Musolini në Itali.

Mediat italiane dhe ato ndërkombëtare raportojnë se pjesëmarrësit rreth 150, ishin të gjithë nga zona e Varezes në Milano, u shfaqën me veshje të zeza, ashtu sikurse uniformat fashiste, bënë thirrje në nderim të Musolinit, duke vendosur kurora më lule në vendin ku ai u ekzekutua në Como nga partizënët në 1945.     

Një grup tjetër neofashitës u shfaq në Dongo, aty ku Musolini u kap nga partizanët duke bërë nderime gjithashtu, por duke u përplasur me një grup qytetarësh që iu kundërvunë duke kënduar këngën e famshme të partizanëve  italianë ‘bella ciao’.