Videomesazhi i javës, Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, krenaria ime më e madhe! U ndërtuan falë mbështetjes së qytetarëve

Në videomesazhin e fundjavës, drejtuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ia kushtoi arsimit, mësuesve dhe punës për transformimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve. Duke i uruar mësuesit për festën e 7 marsit, Veliaj tha se sot në kryeqytet, mësuesit, ashtu si edhe nxënësit, japin mësim dhe mësojnë në hapësira moderne.

“Punën transformuese e nisëm nga kujdesi për më të vegjlit. Ende e kam të freskët imazhin e ditëve të para, të çerdheve, të kopshteve, që ishin lënë në mëshirë të fatit, 4 vite pa përkujdesje dhe mirëmbajtje: mure me lagështirë, mobilje të vjetra dhe kushte skandaloze. E njëjta situatë edhe me shkollat, klasa të ftohta, pa ngrohje, të pasigurta, pa biblioteka, pa palestra. Në ato 4 vite të atij gjumi të gjatë, nuk u ndërtua asnjë shkollë në të gjithë qytetin e Tiranës”, u shpreh ai. 

Sipas Veliajt, sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet.

“Sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet dhe krenaria ime më e madhe në këto vite kontributi, janë shkollat e reja që kemi ndërtuar e rikonstruktuar në këto 8 vite. Në Tiranë është investuar kaq shumë në infrastrukturën e arsimit sepse ky ishte vizioni ynë: t’i lemë brezit të sotëm një pajë më të çmuar, që do t’i çojë drejt dijes, për ta çuar më lart Tiranën tonë dhe gjithë Shqipërinë. Sot kemi ndërtuar mbi 40 shkolla të reja. Një numër i tillë shkollash të reja, nuk ka ndodhur në 100 vitet e Tiranës si kryeqytet. Si për shkollat e qendrës, me po të njëjtën vëmendje ndërtuam edhe shkollat në periferi. Sepse për ne nuk ka rëndësi “ku”, por “kujt” ia ofrojmë përkushtimin dhe mundin tonë, dhe ata janë nxënësit, çunat dhe gocat e mrekulleshëm të Tiranës,” nënvizoi Veliaj. 

Duke sjellë ndërmend se dikur dyert e shkollave mbylleshin me zilen e orës së fundit, kryebashkiaku tha se sot, shumica e shkollave janë kthyer në Qendra Komunitare, si hapësira të hapura, të sigurta për komunitetin dhe fëmijët tanë.

“Kur mendoj në çfarë situate i gjetëm ato, se si nisëm këtë rrugëtim me shumë peripeci, them se kemi bërë një punë të paqme dhe kemi marrë vendimet e duhura për arsimin. Nuk jemi perfektë, por kemi bërë shumë! Dhe jo pa qëllim, kërkesat e prindërve për regjistrime në shkollat publike janë rritur, çka e bën të domosdoshme ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i hapim shumë shpejt, së bashku”, siguroi Veliaj.

Ai tha se është punuar shumë edhe për rikonstruksionin e shkollave të tjera, kopshteve e çerdheve, si dhe terreneve sportive.

“Janë shkolla që janë bërë falë mbështetjes të secilit prej jush, të dashur qytetarë, dhe për këtë unë ju jam shumë mirënjohës. Nëpërmjet taksës së infrastrukturës arsimore, që në fakt nuk ishte një taksë e re, ishte taksa e gjelbërmit, që për 4 vite mblidhej për pemë, ne thjesht vendosëm që me ato para, të ndërtonim shkolla, sepse besojmë që pemët, siç kemi treguar, mund t’i gjejmë dhe me donatorë dhe me kontribute private, ndërkohë që ai 150 lekëshi, më pak sesa një kapuçino, që ne e shpenzonim si taksë për pemët çdo muaj, sot është shfrytëzuar për të ndërtuar këto 40 e ca shkolla të reja dhe besoj se kemi bërë vendimin e duhur, duke mos rritur taksat, por duke përdorur një taksë të vjetër, për diçka që sot e marrim me kontribut vullnetar, dhe për ta kaluar atë në një shpenzim afatgjatë për arsimin në Tiranë”, sqaroi kryebashkiaku.  

Ndërkaq, ai vuri në dukje se në këto 8 vite, përveç shkollave të reja, janë rikonstruktuar edhe 36 shkolla të tjera; janë ndërtuar 20 kopshte të reja dhe janë rehabilituar 34 të tjerë; janë bërë 9 çerdhe të reja dhe 22 janë rehabilituar. Po ashtu, janë ndërtuar dhe rehabilituar 70 palestra dhe terrene sportive në shkolla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Veliaj: Ndërtuam 13 godina të reja konviktesh! Mezi pres të përurojmë Piramidën në pranverë

 

Në videomesazhin e kësaj jave kushtuar temës së arsimit, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi me fakte punën e bërë edhe për transformimin e godinave studentore në Tiranë.

“Përkushtimi i Bashkisë së Tiranës nuk ka munguar as për studentët e Tiranës, si ata që janë  rezidentë, pra ‘le e rrit në Tiranë’, siç themi ne, apo edhe ata që vijnë nga qytete të tjera, ku ne nuk i shohim si ardhacakë, nuk i paragjykojmë dhe bullizojmë, përkundrazi jemi krenarë që ata vijnë për të pasuruar Tiranën tonë me talentin e tyre, për të krijuar familje këu. Për ta ne kemi ndërtuar 13 godina të reja konviktesh. Janë rehabilituar 16 nga konviktet ekzistuese,” theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Karta e Studentit është një premtim i mbajtur: “Karta e Studentit sot ofron 2,200 shërbime falas dhe çmime të reduktuara për 65,000 studentë. Disa janë publike, disa janë private, por të gjitha japin një kontribut. Me krizën e inflacionit dhe të energjisë, që erdhi si rrjedhojë e luftës së Putinit, përmes Kartës së Studentit ne japim abonenë falas në të gjithë qytetin e Tiranës dhe heqim 50% të kostos së konvikteve,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku veçoi Piramidën si investimin më të madh për dijen. “Unë mezi pres që në Pranverë të përurojmë Piramidën. Piramida do të jetë qendra më e madhe, një lloj shkolle, një lloj pallati i studentëve, i të rinjve, i nxënësve, për teknologjinë e informacionit dhe inovacionin, ndoshta më e madhja në gjithë rajonin tonë,” u shpreh ai.

Veliaj përmendi edhe investime të tjera, si ai i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrit të ri të Kukullave, apo Bibliotekës së re Kombëtare, duke e mbyllur fjalën e tij me bindjen se “Tirana, ditët më të ndritura dhe për arsimin dhe edukimin i ka përpara”.

Ai i quajti mësuesit udhërrëfyes të palodhur drejt dijes, sepse në duart e tyre është e ardhmja e fëmijëve tanë. “Dua t’iu shpreh mirënjohjen time të gjithë mësuesve të Tiranës dhe t’i siguroj mbështetjen time në vijimësi. Mësimdhënia nuk është një punë e lehtë, sidomos në këto vitet e fundit, ku sfidat me të cilat jeni përballur, kanë qenë të jashtëzakonshme. Me gjithë vështirësitë, mësuesit tanë kanë treguar përkushtim edhe përgjegjësi ndaj profesionit të mësuesit. Ndaj, unë jam krenar që Bashkia e Tiranës ka qenë në krah të tyre edhe në këtë rrugëtim”, nënvizoi Veliaj.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 05/03/2023 17:18

    Mashtrues i shpifur,si s'ka turp del dhe flet me atë që i ka bërë Tiranës ky bërdhok

    Përgjigju
  • Aqifi Himare: 05/03/2023 16:56

    O mashtrus i paftyre.I rrope banoret e Tiranes me taksa per sherbimet bashkiake qe nuk i kane.Ujin e shtrenjtove 4fish dhe uje skemi .mbjell peme ne dajt e paguajne ne ne tirane per gjelberimin.Ali baba eshte hic para tejejo me 40 hajdute pi me gjithe kshillin bashkiak hajduter

    Përgjigju
  • Agronomo: 05/03/2023 16:52

    Na trego sa Hapësira Të Gjelbëra Publike ke hapur,liruar a mbjellë e krijuar??!Nul,0 Zero ! Vetëm Pallate pa fund...,pa hapësira e pa Trotuare...!pa pemë!..duhet një skuadër profesionale edhe për llojin e pemëve që mbjell!Mbille Psh. Kodrën e Digës së Liqenit,me Vreshta Rrushi,ose Ullinj,apo Agrume :Portokalle Limona Mandarina...

    Përgjigju
  • Sharlatani: 05/03/2023 13:34

    O Demagogu Makjavelist,po si nuk ndërtohet një shkollë e re te 21 Dhjetori,edhe ngjitur me Inxhinierinë e Ndërtimit Bllok Pallatesh,si te ish Uzina Traktorve Prapë Pallate,ish Muzeu i Shkencave të Natyrës,Grataçela e frikshme ,ish klubi Partizani,e Ish Parku Autobusave..??!!

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/03/2023 13:13

    Krenaria ute është krimi mafioz o .... shqipfolës!

    Përgjigju
  • beni: 05/03/2023 11:47

    po ej edhe mbushja me e madhe e xhepit tend mne miliona euro qe do i hedhesh en fushate tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat