Video-mesazhi i presidentit Bajram Begaj në koncertin e madh: Nëse punojmë së bashku, do t'i përballojmë të gjitha vështirësitë

 

Presidenti Bajram Begaj ka përgatitur një video-mesazh për qytetarët shqiptarë që janë mbledhur në shesh për të ndjekur koncertin e madh që u organizua për rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe për çeljen e negociatave. Begaj tha se është i bindur që do të kemi shumë vështirësi, por vetëm falë punës do arrijmë t'i përballojmë dhe të zhvillojmë vendin tonë.

"E sotmja është një mbrëmje feste, pasi rikonfirmojmë rrugën e pakthyeshme evropiane dhe partneritetin me aleatin tonë prej një shekulli.
Jam i vetëdijshëm se 10 ditë më parë, me vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në rrugën që kemi zgjedhur, në rrugën e bashkimit në një federatë popujsh e kombesh që u krijua si bashkim vullnetesh - e vetmja në histori deri më sot - do të ketë ndryshime jo vetëm në rrafshin politik e shtetëror, por edhe në koncepte të tilla themelore si pavarësia e identiteti.

Duke promovuar identitetin tonë kombëtar, faktorin më të rëndësishëm historik e kulturor, që nuk njeh kufij dhe nuk ka pengesë për t’u lartësuar, shqiptarët do të jenë qytetarë dhënës në qytetërimin europian. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë, dhe më shumë akoma, jam i vetëdijshëm për vështirësitë që do të na duhet të përballojmë. Por, nëse punojmë të gjithë duke patur në mendje dhe në zemër Shqipërinë, interesin kombëtar dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e të brezave të tjerë që do të vijnë, jam i bindur, se jo vetëm vështirësitë do t’i përballojmë, por atdheu ynë do të përparojë e zhvillohet.

28 korriku është një datë shumë e rëndësishme edhe për popullin shqiptar dhe atë amerikan, si dy popuj që i bashkojnë vlerat, parimet. Në 100 vite, SHBA kanë qenë aty për ne, duke mbështetur cdo hap të Shqipërisë drejt transformimit demokratik dhe drejt rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nën modelin e demokracisë amerikane dhe unitetin e familjes evropiane, Shqipëria ka nevojë për përkushtimin tonë, ka nevojë për ndershmërinë tonë, ka nevojë për punën dhe besimin e të gjithëve ne, ka nevojë për dashurinë tonë. Është koha t’ia japim ato pa asnjë rezervë, pa u lodhur, por me devocion e përkushtim", tha Begaj.


Lajmi kryesor:

Sheshi ‘Skënderbej’ mbushet plot për koncertin e madh! Mesazhi i Ramës: Shqipëria e ka vendin nën qiellin e Europës së Bashkuar (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?