TIRANE- Në një video të publikuar në youtubë më 7 janar, 2 shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri flasin në gjuhën shqipe për situatën atje dhe për një konflikt ndërmjet grupeve rilave.

Njëri prej shqiptarëve, në gjuhën shqipe tregon se qëllimi kryesor i kësaj video është për të mohuar lajmin se familjet shqiptarë janë marrë peng nga grupi i quajtur ushtria e lirë.

Në youtube kjo video është hedhur me titull në arabisht i cili i përshtatur në shqip mund të përkthehet : Informacion i rëndësishëm, fjala e emigrantëve për gjendje e familjeve të tyre.

Si rezultat i përplasjeve me rebelët vendës dhe jo me forcat e presidentit Bashar Al –Assad, pretendohet se ka edhe shqiptarë të tjerë që janë vrarë mes 34 luftëtarëve të huaj të hënën e 6 janarit 2014 në veriperëndim të Sirisë.

Mediat kosovare thonë se mes të vrarëve nga këto konfliktet janë dhe Hetem Sinan Dema e Qani Mujaku nga Kaçaniku janë dy shqiptarë të vrarë në Siri.

“Në Tarifat është e vërtetë se ka një konflikt. Por lajmi se janë marrë peng familjet e shqiptarëve nuk është aspak e vërtetë. Sot kam qenë dhe i kam vizituar ata. Familjet e tyre nuk e dinë si është gjëndje e burrave por inshalla me leje të Allahut do të rregullohen sa më shpejt.  “- thotë njëri prej shqiptarëve i cili mban në kokë një shami është ulur në mes të 3 burrave, 3 prej tyre flasin shqip, njëri arabisht.

“Kemi folur me një vëlla mysliman që është zëvendës emiri jonë dhe me leje të Allahut do të lajmërojmë burrat në Azaz të marrin familjet e tyre, dhe ku të dëshirojnë dhe të jetojnë.”- thotë ai.

Ai sqaron se kishte luftuar dhe ishte dorëzuar dhe bën apel që të mos luftojnë me njëri tjetrin por kundër presidentit Assad.

“Unë jam te xhebha dhe gjatë luftimeve jam kapur, por me kanë pritur shumë mirë këtu”, thotë ai, derisa iu bën thirrje të tjerëve që “të maten mirë nëse e kanë ndërmend të luftojnë kundër grupit Al Nusra. Matuni mirë, mos luftoni ” .

Një tjetër shqiptar, të cilit nuk del me fytyrë tregon

“Jam Abu Alban. Familjet tona në Siri janë mirë”, thotë ai, derisa nuk i shihet fytyra. “Ne kemi ardhur këtu për të luftuar për hir të Allahut e jo për të vrarë njëri-tjetrin”, thotë ai.

Shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri janë në veri të këtij shteti,në kufirin e Sirisë më Turqinë në provincat Idlib dhe Alepo.

shqiptari ne siri
(Foto: Shqiptari në luftën e Sirisë)

Në provincën Idlib ka ndodhur vrasja e 34 të huajve. Në bazë të një skenari të njohur, shumica e vullnetarëve shqiptarë kanë përfunduar në tokën siriane duke udhëtuar përmes Turqisë.

Sipas shpjegimit, në mesin e rebelëve sirianë, janë tre grupe luftëtarësh. Jabal al-Zawiya, aleanca e forcave kryengritëse që ka orientim demokratik dhe që lufton kundër Presidentit Asad, është forca më e madhe kryengritëse.
 
Dy grupet tjera më të vogla, Al Nusra dhe Isil, janë të afërta me organizatën terroriste al-Qaeda. Luftëtarët e huaj janë pjesë e dy grupeve të fundit.

Vrasja e 34 prej tyre, mendohet se është bërë pikërisht nga pjesëtaret e grupit të rebelëve Jabal al-Zawiya në përpjekje për të pastruar kryengritjen nga elemente të organizatës terroriste.