VIDEO/Si reaguan deputetët e Komisionit të Ekonomisë në momentin e tërmetit

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në momentin kur nisën lëkundjet e para, po zhvillohej mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. 

Në pamjet e siguruara për Report Tv duket momenti kur salla lëkundet, ndërsa po fliste deputeti i LSI, Përparim Spahiu. Megjithë hezitimin në sekondat e para, duket qartë frika te deputetët dhe kur u pa se lëkundjet ishin intensive, kreu i komisionit Erion Braçe ndërpreu mbledhjen dhe ligjvënësit lënë karriget. 

Gjithashtu në sallën e Komisionit të Ekonomisë, tërmeti ka shkaktuar edhe plasaritje në pjesën e tavanit. 

Megjithatë, në një reagim nga zyra e shtypit të Kuvendit theksohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme dhe se komisionet do vijojnë punën normalisht. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 04/07/2018 15:40

    Mos kini frike se me kete parti dhe kete pushtet ska cna ben asnje termet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri