Lulzim Cubi, babai i të miturit që është bërë protagonist i një prej videove më të klikuara të ditëve të fundit në Shqipëri, ka shfajësuar mësuesen e cila është fimuar duke i rrahur të birin.
Pas deponimit në polici, përmes një lidhje telefonike për A1 Report Lulzim Cubi ka deklaruar se i ka dhënë vetë leje mësueses për ta qëlluar të birin, nëse kryen ndonjë gabim.
“Unë i kam dhënë leje mësueses. Nuk është fëmija i parë por është fëmija i dytë. I kam thënë se e qëllove ndonjëherë nuk ka problem. Jam plotësisht dakordme ato pamje. Meqenëse ia kam dhënë të drejtën unë s’kam kundërshtime.” tha Lulzim Cubi gjatë lidhjes telefonik për A1 Report.
Deponimi në polici, Babai dhe mësuesja: Fëmija problematik
A1 Report ka mundur të zbardhë deponimet bëra në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe për videon e publikuar ku mësuesja e matematikës në shkollën “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe, Suela Piranaj qëllon nxënësin e saj.
Gjatë deponimit në polici, Suela Piranaj ka deklaruar se Nxënësi ishte problematik dhe se çara se ta godiste i kishte tërhequr disa herë vëmendjen.
Ndërkohë që babai i fëmijës, Lulzim Cubi ka deklaruar në polici të njëjtën gjë që shprehu për A1 Report se i kishte dhënë leje vetë mësuese që ta qëllonte djalin pasi ishte i lëvizshëm.
/Shqiptarja.com

VIDEO