Ish-kryeministri Sali Berisha pranon atë që faktohet edhe përmes fotove që qarkullojnë në rrjet, se e ka takuar në zyrën e tij Alma K. Protagonisten e video-skandalit që prej 24 qershorit 2023 ka çuar pas hekurave ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici me akuzën e korrupsionit pasiv. Vetë 40 vjeçarja akuzohet për korrupsion aktiv.
Por se çfarë ka diskutuar në atë takim dhe kur është realizuar ai, Berisha refuzon ta zbulojë.
"Alma ka ardhur tek unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili mund ta bëjë. Unë vetë nuk bëj publike. Po të deshe bëje vetë. Nuk merr njeri porosi nga unë këtë thuaje apo jo" tha Berisha në konferencën e sotme me gazetarët.
Berisha mohon që takimi me 40-vjeçaren të ketë prapavijë një kurth të dirigjuar prej tij për Safet Gjicin, sikurse ngrihen dyshime nga një audio-përgjim që disa media po pretendojnë, duke thënë se nëse do të përdorte këtë praktikë për luftë politike, kryebashkiaku i Kukësit, nuk do ishte i pari në listë.
“Nuk është praktika ime e luftës politike kjo...E di mirë Erion Veliaj këtë..që Sali Berisha nuk bën kështu gjërash...ai dhe shumë të tjerë. Nuk është praktikë e imja e luftës politike. Erion Veliaj do e kishte lënë 5 herë detyrën kështu" thotë Berisha.
Për çështjen Gjici, ka një tjetër skenar, duke thënë se kurthi ju ngrit nga të vetët.
"Janë tre variante. Variant parë, korrupsion erotik. Variant i dytë: Ia bënë njëri tjetrit, grindje e brendshme mes PS-së por unë nuk kam fakte.
Almën duan ta paraqesin si kryesore dhe Safetin viktimë. Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet gjer në 500 mijë euro pë të mos dhënë filmin. Ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti nga burgu kërkon paratë. Kanë gjetur si mënyrë që këtë ta ka gjetur Saliu se kanë hall që të mos i kthejnë borxhin"
Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i Rithemelimit përshëndeti vizitën që do të bëjë në fillim të Korrikut ish presidenti i SHBA, Bill Klinton, duke thënë se vjen si një hero kombëtar, ndonëse raportet e Berishës me SHBA tashmë janë të ngrira që prej shpalljes së tij non grata 2 vite më parë.
Sali Berisha mbështet propozimet e partive të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në konferencën për median ai zbuloi se në cilat pika bie dakord.
"Sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral, jam shprehur dhe shprehem se jam plotësisht dakord me vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve. E kanë disa vende të lira dhe ato që e kanë vendosur, kanë pasur vetëm mirësi nga kjo, sepse ka shmangur blerjen e të drejtës së votës. E kanë vendosur demokraci të konsoliduara me shumë sukses si Australia vetëm për këtë arsye. Edhe atje bëhej kërdia me blerjen e votës nga oligarkët.
Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh uljen e moshës për të drejtën e votimit në 16 vjeç. Kam bërë fushatë për këtë në vitin 2013.
Jam i hapur plotësisht për proporcional të pastër, për lista të hapura. Proporcionali i pastër nuk mund të injorohet. Ka që tani disa inkonvenienca se rrezikon të pasurit dhe të fortët të fitojnë, por kjo është e drejtë,"tha Berisha.
I pyetur nëse është i gatshëm të futet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Berisha shprehet se opozita është e gatshme për betejë ndonëse në zgjedhjet e 14 majit humbja ishte e thellë
"Opozita është e gatshme për betejë. Po përgatitet për betejë. Opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët. Opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri" tregoi Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kontrollet në kampin MEK, ku SPAK ka nisur hetimet për provokim luftë. Berisha tha se kjo është një marrësi.
“Marrëzi shpallja e luftës. Nuk ka konventë ta konsiderojë, veç Edi Ramës. A mund të formulohet kjo akuzë? Shpallje lufte nga Manza se mund të ketë bërë ndonjë hakerim. Hakerimet janë mosbindje civile, në fund të fundit këta janë shtetas iranianë rezistencë që po luftojnë një nga regjimet më autokratike në botë.
Sali ke hy ne hak Gjicajve,dhe te kane hasem per koritjen qe i bane
PërgjigjuGjithcka esht e kurdisur nga ti o kriminel.Po te jet Safeti burr,ta tregon vendin qe meriton
Përgjigjuberishen dergoje tek mami nje nat te q...i e tet bej nje vella e ordiner .
E mer Sal,skenarist Hollywoodi je.Ju ka zili i gjithë Hollywoodi per sajim scenaresh monstruoz,je njish,
PërgjigjuEdhe Velo vogel partizani me cifte???Ku ka ze nuk eshte pa gje
Përgjigju