Videoskandali seksual/ Shtyhet seanca e mbrojtjes për Safet Gjicin e Alma K., mungoi gjyqtari

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Safet Gjicit dhe Alma K. Në seancën e sotme ishte parashikuar mbrojtja, por u shty për shkak se mungonte një prej gjyqtarëve.

Pasi të mbahet seanca e mbrojtjes, më pas pritet të shpallet vendimi nga Gjykata. SPAK kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici për video-skandalin e regjistruar në zyrën e tij që u bë publik më 16 qershor 2023. Si pasojë e uljes së një të tretës nga gjykimi i shkurtuar, nëse shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, ai rrezikon të dënohet me 3 vjet heqje lirie.

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për të akuzuarën tjetër Alma K, e cila përfiton uljen në një vit heqje lirie nga gjykimi i shkurtuar për korrupsion aktiv. 

Sipas prokurorisë, videoskandali në Bashkinë Kukës është realizuar nga Alma K në takimin e saj të dytë që ka pasur aty me Safet Gjicin. Hetimet kanë zbardhur se pas regjistrimit të skenave që u bënë publike Safet Gjici dhe Alma K zhvilluan një bisedë për tenderin e trajtimit të qenve endacakë të qytetit të Kukësit.

Në këtë bisedë, kryebashkiaku e drejton Alma K për te nënkryetari i bashkisë Granit Gjana, për të folur mbi procedurat. Kontrolli i kryer në banesë ka gjetur një USB që përmbante filmimin bruto të cilin autorja ka pretenduar se e regjistroi për llogari të një emisioni investigativ.

Teksa kthehej nga Kukësi Alma K ka pretenduar se filmimin ia ka marrë ish-kreu i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi. SPAK citon në dosje biseda mes tyre para dhe pas regjistrimit të materialit në zyrën e Safet Gjicit, por hetimet nuk kanë arritur ta provojnë këtë pretendim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë