DURRËS - Një vjedhje e organizuar sistematike përgjatë një periudhe të gjatë kohore na vëllai i pronares dhe tre punonjës të tjerë të një rrobaqepësie në Shkozet është zbuluar pas “zhdukjes” së rreth 80 mijë eurove metrazhe.
Policia e qytetit bregdetar vuri në pranga 4 personat të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrit kanë vjedhur biznesin fason rrobaqepësi në pronësi të një 48-vjeçareje nga Durrësi me inicialet Xh.Ç. Në pranga ranë magazinieri Franesko Haxhi 38 vjeç, shoferi Sokol Stafa 25 vjeç, magazinieri Denis Llula 24 vjeç, si dhe menaxheri i rrobaqepësisë Haxhi Dibrani 48 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Ka qenë një denoncim i ardhur nga biznesi fason pas zbulimit që malli i magazinuar nuk rezultonte më, i cili ka vënë në lëvizje agjentët e policisë. Pas vëzhgimit në rrobaqepësi, u zbulua se mallrat janë vjedhur në mënyrë sistematike nga vëllai i pronares dhe tre punonjësit e tjerë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com