Nuk është hera e parë që produksionet e tij vidhen nga këngëtarë të huaj, kryesisht serbe dhe bullgare. Kantautori Flori Mumajesi ia ka marrë dorën këtij fakti, por kjo nuk do të thotë që është indiferent pasi revoltën e tij e ka shprehur edhe në rrjetin social Facebook.
“Këtë herë bëhet fjale për dy këngë, njëra është “Game Over” e kënduar nga këngëtarja e re Elia dhe Lazy, të cilën e ka sjelle në një version identik si këngëtarja nga Bosnje Hercegovina Anabela, në këngën “Ne zovi me. Ndërsa rasti i dytë është kënga “Hajt” nga këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila është marr identike nga Lepa Djordjevic në këngën “Tvoja Vestica”.

SU/ Shqiptarja.com