TIRANE- Banesa e studiuesit dhe publicistit Fatos Lubonja është bërë pre e vjedhjeve ditën e djeshme. Ndërsa vetë publicisti ndodhet në Itali, hajdutët kanë hyrë në banesën e tij e cila ndodhet pas “Muzeut Kombëtar”, duke vjedhur dy orë dore, dhe disa sende.
 
Denoncimi i ngjarjes është bërë nga fqinja e Lubonjës, e cila sapo ka konstatuar vjedhjen i është drejtuar komisariatit numër 3 në kryeqytet.
 
Policia ndërkaq po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)