Lushnjë/ 'Magjistarja' i vjedh 1.3 milionë lekë invalides në banesë

Lushnje- Një grabitje në mes të ditës së djeshme (22 nëntor) ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës ku në një banesë janë vjedhur rreth 1.3 milionë lekë (13 milione lekë të vjetra).

65-vjeçarja, Jalldiz Ibraliu nga fshati Zhamë e Lushnjes ka rënë pre e vjedhjes me atë të mashtrimit.

“Eh mor Zot qysh më erdhi e zeza, që isha gjys robi! O Zot i madh! Këtu te koka e krevatit poshtë i ka marrë lekët” thotë Jalldizi. 

Me lot në sy tregon se i ka hapur derën e shtëpisë një gruaje të panjohur që është paraqitur si magjistare që parashikon fatin.

“Më tha vij nga Tetova, du i çik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe”, rrëfen Ibraliu.

Pas këtij momenti, e moshuara invalide nuk mban mend asgjë. Nuk di të shpjegojë si ka ndodhur vjedhja e 1.3 milion lekëve në mes të ditës, pa asnjë forcë shtërngimi apo dhune.

“S’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30 vjece”, tha ajo.

“Më është fiksuar sikur ja kam dhënë me duart e mia. (paratë) Offf oj nanë!”

65-vjeçarja ka qenë vetëm në banesë kur ka rënë pre e mashtrimit, ndërsa bashkëshorti i saj, Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka parë që kutia ruante kursimet ishte boshatisur.

“Kur erdha në shtëpi rreth orës 8 të darkës, i thashë ça ke moj. Thashë mos e ka kap zemra, të lajmëroj ndonjë doktor. Më kanë vjedh lekët thotë, ça flet thashë. Shkoj atje unë, çdo gjë e mbaruar, s’kishte asnjë lloj shenje. E lashë me aq, bëra denoncimin, të shohim. Sipas kamerave që pamë, ajo ka ardhur, ka parkuar makinën te një shtëpi poshtë, duket qartë makina. Ka dalë rrugës në këmbë, ka ardh te një shtëpi tjetër prapë këtu ajo e ka përzënë. Edhe këtu ishin tremb kalamajtë. Shenjë dhunë s’ka gruaja…” tregon burri

Policia e Lushnjes tha se autorja ende e paindetifikuar ka mashtruar të moshuarën, duke i marrë një shumë parash me pretendimin se do ti parashikonte fatin.  Pas denoncimit të familjes Ibraliu kanë nisur hetimet, ku si fillim do të këqyren kamerat e sigurisë në zonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Vidhet banesa në Zhamë të Lushnjës, e moshuara flet për gruan që i morën 1.3 mln lekë: Më tha jam nga Tetova, të paskan bërë magji

 

Një grabitje në mes të ditës së djeshme (22 nëntor) ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës ku në një banesë janë vjedhur rreth 1.3 milionë lekë

Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe e cila jeton në këtë banesë akuzon një grua si autore të kësaj vjedhjeje.

Në një prononcim për median ajo tregoi se gruaja i kishte treguar se kishte ardhur nga Tetova dhe kishte folur për magjira.

“Isha tek karrigia. Hyri tek porta. Po vij nga Tetova dua pak ujë. Erdhi u afrua dhe doli në diell ku ishin fshesat. Më thanë ty të paskan bërë magji. Burrit tënd i kanë bërë magji. Nuk mbaj mend çfarë më ka bërë” thotë ajo ndërsa kujton se ‘lekët ishin tek koka e krevatit’ tha gruaja.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/11/2023 01:12

    E ka hipnotizuar,vetem keshtu shpjegohet /paqartesia/ e zonjes per menyren si e vodhi,gjithashtu,duke pare dhe vilen e gjendjen ekonomike te viktimes,duket qe hajdutja ka bere perzgjedhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë