Kisha e fshatit Shënkoll në Lezhë është thyer dhe vjedhur me dhunë gjatë natës të së mërkurës.Autori ka hyrë brenda në kishë duke thyer xhamat e dyerve dhe dritarëve të saj. efektivët e policisë së Lezhës kanë konstatuar se në ambientet e brendëshme dy ikona janë hequr dhe hedhur në tokë duke I dëmtuar, është thyer një satatujë dhe dy mbajtëse qirinjsh.
 
Ngjarja është mësuar vetëm mëngjesin e sotëm nga prifti që shërben në këtë kishë i cili ka njoftuar edhe policinë. Reino Salvatore prift në kishën e Fshatit Shënkoll ka rrëfyer momentin kur ka hyrë në kishë si edhe dëmtimet që ka pësuar ajo gjatë grabitjes.
 
Policia e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë marrë në pyetje shumë përsona, por pa mundur që të bien në gjurmet e autorëve të këtij akti barbar.

Redaksi online
(s.m/shqiptarja,com)