MIRDITE - Fenomeni i vjedhjeve për skrap nuk i ka shpëtuar dot as rruga e Kombit. Siç duket edhe në foto tabelat sinjalizuese janë hequr në shumë segmente të autostrades, si dhe janë dëmtuar elementet fosforishente të vendosura per orientimin e drejtuesve te automjeteve.

Që nga hyrja e Rrëshenit dhe deri në Kalimash, tabelat kryesore në anë të rrugës janë zhdukur, ashtu si edhe sinjalistika e vendosura në mes të autostradës që orienton devijimet dhe ndryshmet e lëvizjes në këtë aks rrugor. Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për demtimin e autostradës. Ndërkohë Autoriteti Kombetar i Rrugëve nuk ka ndërhyrë për të rivendosur sinjalistikën e dëmtuar.

Vjedhja e tabelave sinjalizuese përgjatë Rrugës së Kombit ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që ky segment kishte fluksin më të madh të lëvizjes së automjeteve, por situata nuk u bë publike, madje nuk u mor asnjë masë për të parandaluar vjedhjet.

Nga një segment rruge me standarte, autostrada e kombit nuk ka asnjë ndryshim tashmë me akset nacionale, që e vuajnë prej kohësh një fenomen të tillë. Dëmtimi i sinjalistikës dhe vjedhja e tabelave mund të jetë shkak për aksidente të mundshme, duke shtuar këtu edhe faktin se hyrje-daljet përgjatë kësaj autostrade janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, e për të cilën duket që askush nuk mund ti frenojë ato.

(Në foto: Dëmtimi i Rrugës së Kombit ku është vjedhur sinjalistika)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com