/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona, të cilët janë identifikuar si autore të disa vjedhjeve në këtë qytet.
Sipas burimeve policore, mësohet se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tepelenë, si rezultat i intensifikimit të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë bërë arrestimin e shtetasve:
Endri Novi, vjeç 19, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë , i dënuar më parë për "Vjedhje"
Florian Rama, vjeç 20 , banues në fshatin Mamaj, Tepelenë.
Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin më datën 03.01.2015 kanë vjedhur magazinën e shtetasit SH.Ç. Po ashtu, më datën 06.01.2015 , kanë vjedhur banesën e shtetasit R.A. Policia bënë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Endri Novi, janë gjetur dhe sekuestruar me cilesine e provës materiale sendet e vjedhura në banesen e shtetasit R.A , nje laptop i markes HP, nje kamer profesionale, kater ore dore, tre kaseta filmike, si dhe pese aparete celulare te markave Nokia, LG, Vodafon. Po ashtu, janë sekuestruar dhe materialet e vjedhura ne magazinen e shtetasit Shahin Çela. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Gjirokastër për veprime të metejshme.
/Shqiptarja.com