TIRANE- Shtatë persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme për vjedhje të energjisë elektrike. Gjatë aksionit të sotëm të OSHEE dhe Policisë së Shtetit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes, janë evidentuar 16 raste.
Në mbarë vendin kanë vepruar ditën e sotme 105 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, dhe pas kontrolleve në terren në abonentët biznes dhe familjarë, dhe evidentimit të rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë.
“Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1531 raste, si dhe janë ndërprerë 800 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 105 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com