TIRANE- Një person është arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e sotme për vjedhje të energjisë elektrike. Arrestimi i Pluton Cenës është bërë në zonën e Kinostudios nga forcat e policisë së Komisariatit numër 6, në bashkëpunim me OSHEE.
Sipas policisë, Cena kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë në lokalin e tij në Babrru.
Vlorë, vidhnin energjinë elektrike, një në pranga, një shpallet në kërkim
Ndërkaq një 45-vjeçar nga Vlora, banues në lagjen "Hajro Cakerri", është arrestuar pasi i është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në lokalin e këtij shtetasi.
Një tjetër person është shpallur në kërkim po në qytetin e Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. Nga kontrollet e ushtruara nga OSHEE ka rezultuar se shtetasi Adnant Muharremi vidhte energjinë elektrike nga tetë objekte në pronësi të tij, banesë, lokal, dyqan.
Sipas OSHEE, Muharremi nuk kishte vendosur aparat matës elektrik (sahat) në këto objekte, duke krijuar lidhje të paligjshme në rrjet.
Blutë e Vlorës po punojnë për kapjen e tij, ndërsa materialet i kaluar prokurorisë së rrethit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com