Vidhnin energjinë prej mbi 2 muaj
largohen 234 punonjës të OSHEE
Kamatvonesat, Çela: 1122 përfituan 80% ulje

TIRANE - Rreth 234 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë shkarkuar nga detyra për shkak se nga verifikimet e kryera kanë rezultuar se kanë të paktën 2 muaj që nuk paguanin energjinë elektrike, duke e vjedhur madje atë.
 
Lajmi është bërë i ditur nga vetë administratori i OSHEE-së Ardian Çela në një dalje për mediat. Në fjalën e tij Çela ka theksuar se 234 punonjësit janë konstatuar se kanë mbi 2 muaj që nuk paguanin faturat e energjisë, dhe për këtë shkak janë ndërprerë marrëdhëniet e tyre të punës.
 
Sipas Çelës është e pafalshme që punonjës të OSHEE-së, të cilët duhet të japin shembullin e zbatimit të ligjit dhe pagesës së energjisë, të jenë vetë shkelës të saj. Administratori i OSHEE-së madje ka shtuar se në ditët në vijim do të hapet një portal, ku të interesuarit të aplikojnë për punë pranë OSHEE-së, me lirimin e 234 vendeve të reja pune tashmë pranë këtij dikasteri.
 
Sa i përket pagesave të energjisë, administratori i OSHEE-së ka nënvizuar se deri më tani 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë duke përfituar nga vendimi i qeverisë për faljen e kamatëvonesave të familjeve debitore që paguajnë energjinë deri më 1 mars.
 
Ndërkaq, Çela tha se vetëm në 3 ditët e fundit, janë nënshkruar 4131 aktmarrëveshje për pagimin me këste të detyrimeve, ndërsa  shtoi se aksioni i OSHEE-së po mbështetet pasivisht.
 
“Reagimet e qytetarëve ka qenë vërtetë inkurajuse dhe vetëm në 3 ditët e fundit janë lidhur 4131 aktmarrëveshje për pagimin me këste të detyrimeve. Kanë përfituar edhe 1122 familje, të cilave pas pagesës së menjëhershme të detyrimeve të tyre iu është zbritur me 80% detyrim i kamatëvonesës. Pas verifikimit me punonjësit të shpërndarjes së energjisë elektrike kemi vëne re se janë 234 punëtorë të OSHEE debitor me mbi dy muaj fatura të papaguara. Është e pafalshme që individ të OSHEE që vite me radhë kërkonin të zbatoheshin rregullat e energjisë elektrike të jenë vet vjedhës të saj, të tillë punonjës nuk kanë as moralin dhe as të drejtën për të vazhduar punë pranë OSHEE. Pikerisht prandaj sot kam kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies së menjëhershme për 234 punonjës debitorë. Në ditët në vazhdim do të vihet një portal zyrtar përmes së cilit mund të bëhen aplikime për punësim.” është shprehur Çela

Dje, 131 punonjës të policisë së burgjeve janë shkarkuar nga detyra pasi kanë rezultuar debitorë me vlera më të mëdha të faturave të pashlyera, në këto 13 vitet e fundit. 

Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit në administratë, të cilët nuk paguajnë energjinë se do tu hiqe rroga.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion