TIRANË - Efektivët e komisariatit Nr 3 në Kryeqytet kanë arrestuar një grup kriminal të përbërë nga  4 persona të cilët akuzohen për vjedhje makinash.

Emrat e 4 personave të arrestuar ende nuk dihen, por mësohet se ata i vidhnin makinat në Tiranë dhe më pas i çmontonin ato për t’i shitur si pjesë këmbimi në Fushë-Krujë.

Bëhet e ditur se policia është duke vijuar hetimet për zbardhur të gjitha vjedhjet e kryera nga ky grup.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)