Gjykata e Tropojës ka vendosur masën e sigurisë “garanci pasurore” 300 mijë lekë për Rrustem Gjonin, ish drejtorin e OSHEE i cili është akuzuar për veprën penale të “vjedhjes së energjisë elektrike”.

Ka qënë kjo masa e kërkuar dhe nga organi i akuzës, që ndryshon nga herët e tjera kur prokuroria  për rastet e vjedhjes së energjisë elektrike kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas prokurorisë rasti i shtetasit Gjoni është i ndryshëm nga ish-Drejtori i OSHEE në Lushnjë, ndaj të cilit u kërkua nga prokuroria dhe u pranua nga gjykata masa e sigurisë "arrest në burg", pasi ndaj tij janë krijuar dyshime të arsyeshme për "vjedhje energjie" për biznesin e tij.

Ndërkohë, gjykata e Tropojës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për një përgjegjës të OSHEE, Tropojë, shtetasin Muhamed Media, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka konstatuar shkeljet në aparatin matës të familjes së drejtuesit të tij, shtetasit Rrustem Gjoni, dhe nuk i ka raportuar këto shkelje.

Gjithashtu gjykata e Tropojës ka vendosur masën “arrest me burg” edhe për shtetasin Hazir Ismailisufaj, punonjës i OSHEE, Tropojë, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme që ka bërë një shtetas në biznesin e tij. 


foto me logo
(Në foto: Ish-Drejtori i OSHEE në Lushnjë, Rrustem Gjoni)


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)