TIRANË- “Kam nevojë për para, jam i shtruar në spital”, kjo ishte një nga format që Liridon Peka, 28 vjeç, përdorte për të zhvatur para nga shqiptarë të Kosovës, pasi vidhte llogari në Facebook dhe u shkruante familjarëve të tyre.
I riu fillimisht arrinte të thyente këto llogari dhe më pas niste punën për vjedhjen e sasive të konsiderueshme të parave. Peka u arrestua këtë të enjte nga Njësia “C” e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit përmes operacionit “Account”, pas muajsh të tërë hetimesh për të provuar veprimtarinë e tij kriminale. Ai shtirej si një i afërm i tyre dhe përveçse të qenit “i sëmurë” përdorte edhe disa lloje të tjera gënjeshtrash për t’u bërë i besueshëm dhe për të zhvatur sa më shumë para.
Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Përmes kësaj skeme, i riu kishte mundur të merrte shuma të ndryshme, të cilat kapin në total mbi 100.000 euro.
Hetimi nga Njësia “C” dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës nisi pas disa kallëzimeve të ardhura nga shtetas kosovarë për vjedhjen e llogarive dhe përdorimin të tyre për t’u shkruar të afërmve për të kërkuar para. Pas nisjes së hetimeve, blutë arritën të identifikojnë Pekën si autor kryesor të këtij mashtrimi të madh, por me sa duket ka informacione se ai ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët po verifikohen.
Gjatë operacionit, policia ka arritur të sekuestroj 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare, të cilat do të shërbejnë si prova në ngarkim të 28-vjeçarit. Mbi të rëndon akuza “Mashtrimi kompjuterik” dhe rrezikon nga 6 muaj deri në 6 vjet burg, sakaq Gjykata e Tiranës tashmë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg".
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.3%
-
Jo
28.3%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 421
Lajme të tjera
-
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
8 Qershor, 19:06
-
Veliaj dhe Alar Karis vizitojnë Piramidën: Tirana do të ndjekë hapat e Estonisë sa i përket digjitalizimit
8 Qershor, 19:00
-
Legjenda e muzikës latine, Ricky Martin do të performojë në Tiranë, këngëtari i fton të gjithë: Shpresoj të më bashkoheni
8 Qershor, 10:21
-
Nis numërimi mbrapsht! Ylli spanjoll i muzikës Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë më 30 qershor
8 Qershor, 08:25
-
Miqësorja e luksit, Roma mposht Partizanin në 'Arenën e Demave'! Mesazh kundër dhunës: Balancë gjinore
7 Qershor, 22:04
-
Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)
7 Qershor, 16:07
-
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
7 Qershor, 13:42
-
Lëvizte i armatosur në rrugën ‘5 Maji’, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë! Hodhi pistoletën dhe prangat nga dritarja e makinës (EMRI)
7 Qershor, 13:14
-
Gati të ndjeni ritmin latin? Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë! Rama: Livin’ la vida loca
7 Qershor, 12:17
-
KAS rrëzon kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë e Kamzës
7 Qershor, 12:09
-
Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos, 6 urdhra arreste të ekzekutuara! SPAK: Legalizuan pallatin 11 katësh para daljes së lejes së ndërtimit, tenderi i shëtitores u llogarit 10 herë më shumë
7 Qershor, 09:21
-
Rikonstruktimi i godinave te Qytet Studenti, Rama: Gati për 600 studentë
7 Qershor, 08:36
LIRIDONI ESHTE ÇUN XHAJE ME ÇIM PEKEN RRACE E POSHTER, MASHTRUSE DHE DALLAVEREXHISH QE MBESHTETEN NGA NON-GRATA
Përgjigju