TIRANË - Një hajdut serial, që kishte vjedhur në Tiranë, Shkodër, Kukës dhe Kosovë është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Imer Jupa është arrestuar gjatë mbremjës pasi është i akuzuar për 8 vjedhje, të bizneseve dhe automjeteve. Burime zyrtare nga uniformat blu të kryeqytetit thanë se, arrestimi është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme.
 
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi” i realizuar nga strukturat e policisë së komisariatit të policisë numër 3, në orët e vona të mbrëmshme bënë të mundur kapjen në flagrancë të Imer Jupa, 18 vjeç, lindur dhe banues në Has, i proçeduar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes”, ka bërë të ditur Policia e Tiranës.
 
Sipas policisë, i arrestuari e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal në fushën e vjedhjes së lokaleve dhe automjeteve, në Kosovë, në qarkun e Shkodrës, në Kukës dhe në qarkun e Tiranës. Ai është kapur në afërsi të rrugës “Don Bosko” në Tiranë në orën 24:00 gjatë momenteve të vjedhjes së automjetin tip “Benz Mercedes” me targa TR 2295 J.
 
Hetimet kanë zbuluar se ky person, është autor i dyshuar i shumë vjedhjeve të ambjenteve të lokaleve dhe të automjeteve.
Deri më tani është dokumentuar tërësisht implikimi i tij në 8 vjedhje:
 
• Më datë 24.11.2013, në rrugën “Don Bosko”, tek pallatet “Almak” ka tentuar të vjedhë automjetin e markes Benz Mercedes me targa TR 2295 J, në pronësi të shtetasi.
• Më datë 12.10.2013, në rrugën “Ibrahim Rugova”, Laprakë është konstatuar vjedhja me thyerje e lokalit euro -lloto, duke vjedhur shumën e parave prej 150.000 mijë lekësh.
• Më datë 16.10..2013, rreth ores 08.00, në Rrugën e Kavajës , dyshohet se ka vjedhur nje sasi parash prej 20.000 lekë, në një supermarket.
• Më datë 24.10.2013, në rrugën “Don Bosko” ka vjedhur dyqanin ushqimor, ku ka arritur të vjedhë shumën e parave prej 20.000 (njëzet mijë) lekë.
• Më datë 09.11.2013, në “Rrugën e Durrësit”, tek dyqani i “ELTEC”, ka vjedhur nje sasi kablli elektrik me permbajtje bakri, etj sende elektroshtëpiake.
• Më datë 17.11.2013, në rrugën e Shkodres, Laprakë, gjatë natës dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje lokalin Bar Kafe, në pronësi të një shtetasi.
• Më datë 23.11.2013, gjatë natës në rrugën “Hajdar Hidri”, ka vjedhur me thyerje dyqani ushqimor në pronësi të shtetasit R.N.
• Më date 24.11.2013, rreth orës 09.00, është konstatuar se gjatë natës në rrugën “Mine Peza”, Tiranë, është vjedhur me thyerje Minimarketi, i shtetasit B.K, ku autorët kanë vjedhur një shumë prej 50.000 lekë.
Policia është duke vijuar punën hetimore për zbardhjen e të tjerë personave të përfshirë në të aktivitetet kriminal në fushën e vjedhjes së bizneseve, lokave dhe të automjeteve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)