Vidhte para me dokumente të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë! Mashtronte qytetarë për kalimin e mallrave në doganë

Vidhte para me dokumente të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë! Mashtronte qytetarë për kalimin e mallrave në doganë

Drejtoria e policisë, Tiranë

TIRANË- Mariselda Çela, 24-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Policia bën me dije se ajo ishte shpallur në kërkim pasi ka mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar kalimin e mallrave pa kontroll doganor duke marrë ryshfet prej tyre. Operacioni u zhvuillua nga seksioni i hetimit ekonomik dhe Financiar në drejtorinë vendore në Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 

Sipas njoftimit të policisë, e reja kishte 'vjelë' një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe mashtrimit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale