Vienë, fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë

Vienë, fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë
Në Vjenë sot mblidhet Grupi Drejtues Ndërkombëtar, ku pritet të paralajmërohet fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë. 

`Takimi i GDN-së në nivel të drejtorëve për Ballkanin Perëndimor të Ministrive të Punëve të Jashtme do të mbahet në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vjenë`, - ka njoftuar Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë. Po ashtu pritet që vendet që e kanë njohur Kosovën të deklarojnë se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve ndërkombëtare për të funksionuar si shtet pa mbikëqyrje. E deri në vjeshtë, institucionet e Kosovës duhet t`i miratojnë ligjet dhe ta ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me kompetencat e ndërkombëtarëve në Kosovë. Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës. Pas takimit, Feith dhe Thaçi në orën 13:00 do të mbajnë një konferencë për media.

Por, edhepse pritet të përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë, Auditorit të Përgjithshëm dhe të gjitha emërimeve që janë bërë nga ICO-ja, do t`u vazhdohet mandati edhe për 2 vjet,
pasi Gjykata Kushtetuese nuk i ka kundërshtuar propozimet e komisionit kushtetues për ndryshimet kushtetuese dhe kornizës ligjore.
Drejtues të Institutit për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare dhe zyrtarë të Institutit Demokratik të Kosovës janë shprehur se zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka arritur të jetë kredibile dhe e pavarur nga politika, por kërkojnë të bëhen ndryshime ligjore, me qëllim që të vazhdohet kështu edhe kur të kalojnë kompetencat tek vendorët.
Rreth kësaj çështjeje, auditori i përgjithshëm, Lage Olofson, ka deklaruar se zyra që ai udhëheq ka bërë progres të madh në auditim dhe, sipas tij, kjo zgjatje e mandatit do të jetë pozitive.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’