VIDEO / Vogëlushja në Vietnam bie nga kati i 12, shoferi ‘super hero’ e pret në krahët e tij dhe e shpëton!

VIETNAM- Videoja që të lë pa frymë, vjen nga Hanoi i Vietnamit, ku shoferi “hero” shpëtoi 3-vjeçaren e cila ra nga kati i 12 i pallatit të saj, duke e pritur në duart e tij.

Nguyen Ngoc Manh, 31 vjeç, ishte duke qëndruar në makinën e tij kur dëgjoj të bërtitura, që i tërhoqën vëmendjen dhe e bën të dilte nga makina.

Ajo çka pa e habiti! Një vajzë të vogël të varur nga një ballkon në katin e 12 të një ndërtese.

Nguyen Ngoc Manh menjëherë kërkoi një mënyrë për ta shpëtuar. Ai u ngjit në një çati dhe gjeti pozicionin më të favorshëm për të pritur dhe shpëtuar vajzën e vogël.

"Unë u përpoqa të zgjas dorën time dhe bëra maksimumin e përpjekjes për të kapur vajzën. Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, tha 31 vjeçari.

Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit