Vigani-Edberit: “Nuk duhet ti
kundërvihemi Anaidit dhe Joanës"

Vigani-Edberit: “Nuk duhet ti <br />kundërvihemi Anaidit dhe Joanës"
Intrigat dhe lojërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë fund.

Çdo ditë banorët sjellin dinamika të reja brenda ambientit ku jetojnë.

Ndërsa secili lufton I vetëm për të fituar çmimin e madh, dy prej banorëve të shtëpisë, Vigani dhe Edberi “janë një person i vetëm”.

Sigurisht që banorët e tjerë nuk janë në dijeni për këtë sekret, të cilin ata duhet ta ruajnë sa më mirë. Vigani dhe Edberi kanë shfrytëzuar rastin për të biseduar vetëm për gjërat brenda shtëpisë.

Vigani e pyet Edberin nëse ka diskutuar me ndonjërin prej banorëve për Shpendin dhe jetën e familjen e tij.

Por Edberi i thotë se nuk ka folur për ktë gjë.

Vigani e këshillon që mos të flasë për Shpendin, pasi ky i fundit mund të rrezikojë lojën e tyre brenda shtëpisë.

Më tej ata fillojnë të flasin për banorët e tjerë dhe për nominimet.

Sipas Viganit ata nuk duhet të sulmojne Anaidin dhe Joanën, përkundrazi duhet të ruajnë marrëdhënie sa më të mira me to.

Ajo që i ka bërë përshtypje Edberit gjatë gjithë kohës është reagimi i Elonës ndaj tij, duke e këshilluar që t’i rrijë sa më larg Joanës.

Ai nuk i kupton këto këshilla të vazhdueshme të saj në këtë aspekt.

Më pas ata bashkohen me banorët e tjerë për të diskutuar mbi gjëra të përgjithshme.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re