Vigjilja e Krishtlindjeve/ Imzot George Frendo në Report Tv: Koha t’ju jemi pranë familjeve në nevojë, duhet dialog, kombi para partive

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës, ka lëshuar mesazhe paqeje dhe bujarie nga ekrani i Report Tv. I ftuar në studion e lajmeve, Imzot Frendo tha se Krishtlindjet janë koha që të gjithë njerëzit duhet të japin dhe të ndihmojnë familjet në nevojë.

Mesha kryesore do të bëhet në mesnatë. Është moment i prekshëm dhe i bukur. Kjo meshë është eksperiencë për entuziazmin. Pas pashkëve është ngjarja më e madhe. Ka  një rëndësi të madhe, sepse Lindja e Krishtit ka domethënie të madhe, jo vetëm për të krishterët por për të gjithë njerëzit. Ne besojmë se biri i Perëndisë u bë njeri për ne. tregoi solidaritetin e tij me njerëzit. Kemi dëgjuar shumë fjalën dialog, historia e shpëtimit është një dialog. Arriti kulmin tek Lindja e Jezuzit, aty është kulmi i dialogut. Lindja është themeli i dinjitetit njerëzore.

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës

Imzot Frendo tha se në 22 vite qëndrimi në Shqipëri vlerëson bujarinë dhe solidaritetin e popullit shqiptar.

Krishtlindjet janë që ne t’i dhurojmë dhurata njëri-tjetrit. Është koha t’u gjendemi pranë familjeve në nevojë. Kryefjala e festës është harmonia familjare. Kam 22 vite që jam në Shqipëri, por solidariteti është një nga tiparet që unë vlerësoj nga shqiptarët. Kur përdorim tolerancën fetare, nuk më pëlqen është diçka negative. kjo është harmoni, duhet të ndihemi krenarë për këtë. Edhe Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku kanë përmendur këtë harmoni.

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës

Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës, lëshoi një tjetër thirrje për gjetjen  e një gjuhe të përbashkët mes qeverisë dhe studentëve. Imzot Frendo tha se në rolin që ka mund të japë disa këshilla, që do të shërbenin për nisjen e një procesi dialogu, që ka në thelb besimin. Imzot Frendo tha se nëse nuk ka sinqeritet, atëherë nuk ka vlerë edhe dialogu.

Dialogu duhet që së pari të dëgjohet tjetri. Zoti është shembulli sesi i dëgjoi njerëzit. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. dialogu kërkon dëgjim dhe sinqeritetin. Nëse s’ka besim, s’ka dialog. Dialogu duhet të jetë i vazhdueshëm, jo në moment krize. Unë nuk jam një politikan, mund të jap disa këshilla, por pastaj varet sa njeriu është i gatshëm që të pranojë këshillat tona. Kombi para partive, ndaj bëhen zgjedhjet. Të përdoret demokracia me maturi.

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë