TIRANE - Mbrojtja e vijës bregdetare nga abuzimet e shumta që nga zënia e plazheve publike nga privatët e deri te ndërtimet pa leje, tashmë do të vëzhgohet më një sistem dixhital, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjitha institucionet, duke shmangur kështu jo vetëm procedurat burkoratike për përgjegjësitë institucionale, por duke kontrolluar edhe detyrimet tatimore për secilin subjekt që vepron në bregdet.
Kryeministri Edi Rama njofton përmes rrjetit social Facebook, se ka nisur puna për vijën bregdetare 2020.
"12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180 km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare.
Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura.
Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes", shkruan Rama.
Komente












Po Noizy me leje e ka ndertesen qe po ngren mbi det?
PërgjigjuPara disa ditesh isha ne Gjipe. Ishin hapur disa kioska ne forme baresh per plazhistet. Normalisht e jashteligjshme. Shpresoj ta investigoni kte pjese
PërgjigjuMEBAXHIMI I BREGDETIT NGA BASHKITE ISHTE KATRAHURE,,,,MARRJA NGA QEVERIA ESHTE E VONUAR,,POR ME MIRE VONE SE KURRE,,VAJTA SOT NE GJIRIN E LALEZIT DHE KISHTE PAPASTERTI NE RERE,;DHE MUZIKE ME ZE TE LARTE MBRAPA,,NGA PRONARET MALOKE,,,SHKOJME PER QETSESI,JO PER ZHURME....
PërgjigjuEja pak tek cinco tek shk kavajes