Vihet në Tiranë shatërvani për miqësinë shqiptaro-hungareze! Veliaj: Në 21 Prill përurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest

Vihet në Tiranë shatërvani për miqësinë shqiptaro-hungareze! Veliaj: Në 21 Prill përurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest

TIRANE- Në 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti një delegacion të kryesuar nga Nënkryetarja e Budapestit, Erzsébet Gy Németh, për të biseduar rreth përforcimit të marrëdhënieve mes dy qyteteve, si dhe përurimin e shatërvanit të ri pranë Bibliotekës Kombëtare.

“Mes dy qyteteve tona kemi një raport shumë special dhe mezi pres që kjo marrëdhënie të shkojë edhe më tej. Sot fillojmë me një kontribut qytetin tonë, vendosjen e një shatërvani kushtuar marrëdhënies së veantë të dy heronjve tanë kombëtarë, Skënderbeut dhe Janosh Huniadit. Për ta vazhduar pastaj në datën 21 Prill, ku ne do të inaugurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest, në një nga parqet më të bukura të qytetit”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar raportet mes dy qyteteve, Veliaj shtoi se vendosja e linjave direkte të transportit me Budapestin, do të rrisë numrin e turistëve. “Kemi gjetur zgjidhjen e përkryer për të lënë dy shenja në qytetet tona me rastin e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet. E di që ky është vetëm fillimi, dhe përtej 500 viteve miqësi e vëllazëri midis dy popujve tanë, është një lajm shumë i mirë që edhe qytetet tona janë të lidhura shumë fort. Një raport që nisi para rreth 10 vitesh, por që kemi një shans ideal që ta çojmë edhe më larg. Është një lajm i shkëlqyer që linjat ajrore hungareze e kanë kthyer Tiranën në një mini-qendër, me të paktën 9 destinacione”, deklaroi ai.

Pasi i dorëzoi nënkryetares së Bashkisë së Budapestit “Kullën e Sahatit”, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve, Veliaj shprehu bindjen e plotë se dy qytetet do të ecin përpara në rrugën e progresit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Budapestit, Erzsébet Gy Németh, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe e ftoi për një vizitë zyrtare në Budapest. “Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe që do të fillojmë këtë marrëdhënie 100-vjeçare mes 2 popujve. Ju mirëpresim në Budapest më datën 21 Prill për të përuruar statujën e Skënderbeut në Budapest”, nënvizoi ajo.

Sipas Bashkisë së Tiranës, gjatë këtij bashkëpunimi të ngushtë 4-vjeçar, UKT dhe Kompania e Ujësjellësit të Budapestit, kanë punuar së bashku për të krijuar një vizion rreth zhvillimit teknik të së ardhmes të UKT-së, përmes zhvillimit të studimit me titull “Masterplani Afatmesëm i Zhvillimit teknik dhe Strategjik të UKT”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës