Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra janë shuar, 5 ende aktive, vijon puna për shuarjen e flakëve në disa zona

5 vatra zjarri janë aktive deri më tani në të gjithë vendin, përkatësisht në qytetet Lezhë, në Poliçan, Durrës e Elbasan.

Ne Berzane në bashkinë Lezhë, gjatë ditës së djeshme situata agravoi në orët e pasdites, por nga puna e forcave në terren është arritur të vihet nën kontroll. Datën e sotme ka vijuar sërish operacioni në orët e para të mengjesit për shuarjen përfundimtare të vatrës.

Po ashtu në Poliçan, në fshatin Terpan në vendin e quajtur “Qafa e Kumbulles”, janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku dhe është arritur mbajtja jashtë rrezikut të lagjeve Mema dhe Hyraj. Sot ka vijuar puna për shuarjen përfundimtare te tij.

Në fshatin Shetaj, në Durrës, është aktualisht vetëm një vatër, e cila vijon djegien brenda perimetrit të saj me intensitet të ulët. Forcat e shërbimit zjarrfikës bëjnë monitorimin e saj përgjatë gjithë 24 orëshit.

Po ashtu, janë izoluar vatrat ne Qarkun Elbasan ajo në bashkinë Prrenjas në pyll ahu në zonën e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras të bashkisë Librazhd. Ditën e sotme ka filluar ndërhyrja nga forcat operacionale për shuarjen përfundimtare te tyre. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si ato ne nivelin vendor dhe ne nivelin qendror janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë shuar 13 vatrat zjarri dhe konkretisht:

Ne fshatin Mollas, Cërrik, në fshatin Ramanat, bashkia Durrës,në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, në fshatrat Kishe Arrë dhe Barbullush, bashkia Vau Dejës, në fshatrat Kosan, Zagorë, dhe Dragovojë, bashkia Malesi e Madhe, në fshatin Rrenc, bashkia Shkodër,në fshatin Risili, bashkia Vlorë , në fshatin Panaja dhe Kerkovë, bashkia Vlorë, në fshatin Karbunarë, bashkia Lushnjë.

Gjatë 24 oreve te fundit jane angazhuar 26 mjete zjarrfikese , 99 efektive zjarrfikes, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjensia Kombetare e zonave te mbrojtura, 12 forca nga sherbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet ne nivelin qendror, 32 efektive te Forca te Armatosura dhe 20  forca te policisë se shtetit

Ministria e Mbrojtjes ju bënë thirrje qytetareve për një kujdes te shtuar ne këto dite me temperatura te larta, ne përdorimin e mjeteve qe mund te shkaktojnë zjarr.

Zjarret ditën e djeshme ka pasur edhe në zonën me shkurre dhe pishat përgjatë rrugës për në Bogovë të zonës së Skraparit ndërsa është riaktivizuar vatra e zjarit në Berat në vendin e quajtur pompat e ujit në zonën e Dyshnikut  .Ky i fundit është vën nën kontroll për pak minuta nga zjarrfikëset e Beratit. Zjarr i cili është shuar brenda pak minutave dhe fatmirësisht pa prekur bizneset aty pranë dhe pompat e ujit.

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës