
Në Durrës në lagjen nr. 18 te stadiumi 'Niko Dovana' ku është shembur pallati 6 katësh vijojnë ende kërkimet me qen dhe kamera termike për të zbuluar nëse ka jetë njerëzish nën rrënoja. Deri tani nga gërmadhat janë nxjerrë 5 trupa, 4 pa jetë dhe një i ri i plagosur, por prindërit e tij janë ende nën rrënoja, raporton gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra. Gjithsej mendohet se janë edhe katër persona nën rrënoja.
Lajmi kryesor:
Dita II e tërmetit/ ZHVILLIMET minutë pas minute mbi tërmetin 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës (VIDEO-LIVE)








