Vijojnë kontrollet nga Policia edhe në Shijak, përqendrim i madh forcash dhe mjetesh në Komisariat (VIDEO)

Ndërsa Prokuroria e Posaçme kryen veprimet proceduriale për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe të dyshuarit tjetër Ahmet Masha, forcat e Policisë së Shtetit, kryesisht ato speciale, po vijojnë kontrollet dhe aksionin në qarkun e Durrësit.

Ish-ligjvënësi është izoluar në paraburgimin e Komisariatit Durrës për të kryer veprimet paraprake proceduriale, para se të transferohet në masa të larta sigurie drejt Tiranës.

Por paralelisht, përveç kontrolleve në banesë, përqëndrime forcash ka pasur edhe në Komisariatin e Shijakut. Në pamje shihet përqëndrimi i madh i makinave të policisë, pasi në qytet po bëhen kontrolle për persona të dyshuar, por edhe në objekte, pasi ish-deputeti ka edhe një lokal në këtë qytet.

SPAK duket se ka ndarë detyrat me planizim uniformash blu në disa drejtime, me object hetimin që po kryen. Ka kontrolle në banesa, rrugë dhe veprime të tjera për llogari të hetimeve.

Çyrbja ka 3 akuza të deklaruara zyrtarisht nga SPAK dhe për të cilat GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg”


Lajmi kryesor:

Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)


A.Q/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë