Vijojnë luftimet e ashpra në Donetsk, 7 civilë të vrarë

Vijojnë luftimet e ashpra në Donetsk, 7 civilë të vrarë

Shtatë civilë u vranë dhe 10 u plagosën në bombardimet e ushtrisë ruse në 24 orët e fundit në qytetet lindore të Ukrainës Sievierodonetsk, Avdiivka, Lyman. 

Shifrat dalin nga raporti i përbashkët i mëngjesit të sotëm nga administratat rajonale ushtarake dhe civile të rajoneve Donetsk dhe Lugansk, të cituar nga Ukrinform.

Shpërthime ka pasur edhe mbrëmë në qytetin e Mykolaiv. Në rajonin e Khersonit situata mbetet kritike, problemi më serioz thonë administratorët është shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve në zonat e pushtuara përkohësisht në kufi me rajonet e Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk. 

Në rajonin e Dnipropetrovsk, sirenat e sulmit ajror ranë mbrëmë dhe këtë mëngjes


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)