Gjatë 12 orëve kontrolle në akset rrugore Durrës- Rrogozhinë dhe Elbasan- Peqin janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 30 deri në 50 km/h. në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm e deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Ndërsa janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Ndërkohë që 31 masa janë vendosur për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.