Tensionet në veri të Kosovës, Franca dhe Gjermania kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 4 komunat! Osmani: Të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi

Tensionet në veri të Kosovës u komentuan gjerësisht nga liderët në takimin e dytë të komunitetit Politik Europian në Moldavi.  Gjermania dhe Franca, u kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të ‘organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur’.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Osmani u shpreh se janë të gatshëm që të shqytojnë këtë mundësi.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri sot thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve. Ndërkohë ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier i shkoi në zyrë kryeministrit Albin Kurti për ti përsëritur kërkesat e SHBA-së për çtensionimin e situatës.

Vetë ministria e Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë. Dy shqiptarë u sulmun sot nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës ku protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë u mbledhën tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës për të mos e bërë këtë. Thirrja për protestë u bë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta. Personat që morën pjesë në tubim thanë se ishin në mbështjetje të policisë së Kosovës dhe KFOR dhe këndojnë këngë si “besa besë”, “jo nuk ndahet Mitrovica”, si dhe kanë brohoritur “UÇK”, të cilët më pas janë shpërndarë.

Në Moldavi, presidentja Osmani ka bërë të ditur ka zhvilluar një takim të shkurtër i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Sot ka pasur dhe dy takime mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës. Në njërin takim në tryezë ishte dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Kryeministri Rama deklaroi se konflikti duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë"

Sot në tri komunat e veriut të Republikës së Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, u raportua se situata është e qetë. Serbët qëndruan të grumbulluar para ndërtesave të komunave për të kërkuar sërish largimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave dhe të njësive të posaçme të policisë së Kosovës. Edhe shqiptarët u mbledhën në Mitrovicën e Jugut në shenjë proteste për trazirat e shkaktuara nga serbët në veri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Tensionet në veri të Kosovës, Borrell zbardh tre kërkesat për Kurtin dhe Vuçiç: Zgjedhje tani!

1679413198_49448596605.jpg

Zyrtari i lartë i BE-së Josep Borrell ka reaguar në lidhje me takimin në forumin e Moldavisë, në samitin e liderëve evropianë, ku u diskurua edhe për tensionet në veri të Kosovës.

‘Kemi 3 kërkesa të qarta: Zgjedhjet e reja lokale tani; sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja!’- shkruan Borrell.

Borrell, ka folur po ashtu edhe për takimin të cilin e ka ndërmjetësuar në mes të presidentes, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Borrell përmes një deklarimi në Tëitter e ka cilësuar si të rrezikshme situatën në Veri të Kosovës.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme nuk ka treguar më shumë për përmbajtjen e bisedës, poqe nuk ka treguar që të ketë pasur zgjidhje – duke nënkuptuar se Osmani e Vuçiç nuk janë pajtuar.

Ora 21:36
Komandanti i KFOR-it, ushtarëve të lënduar: Parandaluat numër të madh të viktimave civile

Komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i vizitoi më 1 qershor ushtarët e lënduar italianë në kampin Villagio Italia në Pejë, ku i përgëzoi ata për punën që kishin bërë gjatë përleshjeve së 29 majit në veri të Kosovës.

“Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, u tha Ristuccia ushtarëve të lënduar, sipas njoftimit të KFOR-it.

Ushtarët e lënduar italianë do të kthehen në Itali gjatë ditëve në vijim për rikuperim, sipas edhe njoftimit nga ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Ndërkohë, një ditë më parë, Ristuccia së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kishin vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë.

Ora 21:32
Kurti: S’e paragjykoj nëse Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë! Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

1685469600_kurti.JPG

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka folur për shumë çështje që lidhen me situatën e tensionuar në veri, gjatw njw interviste televizive.

Kurti e bëri të qartë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk do të largohen nga veriu, përderisa aty ka simbole të Z-së e kryqër me katër S-ja.

“Të premten nuk ka pasur protesta paqësore, të hënën turma të dhunshme. Ubi, ubi nuk është paqësore, vrite, vrite. Njësia speciale nuk e bën nga dëshira por nga obligimi. Po të mos kishte elemente kriminale, ne do ta ulnin numrin e njësive speciale. Por, sa të ketë turma të dhunshme, dhe njerëz me maska, e me kryqin me katër s-ja, dhe simbole të Z, përderisa kemi njerëz që hapur adhurojnë Millosheviqin dhe Putinin...është papërgjegjësi po të mos e kishim njësinë speciale atje.” – ka thënë Kurti në KTV.

Kurti foli edhe për marrëdhënien e trazuar mes Kurtit dhe ShBA-së.

“Republika e Kosovës është e ndërtuar me gjakun e martirëve. Këtij populli unë duhet t’i dalë zot. Kam respekt edhe më të veçantë se secili ambasador, për ambasadorin Hovenier, por mua më kanë emëruar populli…Nuk pajtohemi çdoherë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohesh çdoherë për gjithçka.” – shtoi Kurti.

Ora 20:18
Tensionet në Veri, Vjosa Osmani dhe Vuçiç takohen në Moldavi, të pranishëm Macron, Borrell dhe Scholz

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i shkurtër i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 ‘Në fund të takimit me Macron dhe Scholz, ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe një herë u dëshmua se Vuçiqi nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë. Por, unë do të vazhdoj të punoj me partnerët tanë, me Gjermaninë, me Francën, me SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Blinken. Ka mundësi që të gjinden zgjidhje përpara’- tha thënë Osmani.

“Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani për RTK-në, nga Moldavia, ku ka marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë.

Ajo ka thënë se zgjidhjet për shtensionim të situatës ekzistojnë por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, derisa ka thënë se takimi trelateral ka qenë propozim i përbashkët i Macronit dhe Scholzit.

Ora 19:25
Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri! Macron: Presim vendime të qarta për situatën në Kosovë javët e ardhshme

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgjedhje.

Ai tha gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Osmani e konfirmoi se Macron dhe Scholz kërkuan që Kosova të gjejë mënyra për të mbajtur zgjedhje të reja në veri dhe që serbët të marrin pjesë në to.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha ajo, në një konferencë për media.

Ndërkohë, Macron gjithashtu tha se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Osmani dhe Vuçiçi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Osmani shkroi në Twitter se me liderët e Gjermanisë dhe Francës diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.

Ora 19:02
Sulmi ndaj 2 shqiptarëve në Mitrovicë, policia: U sulmuan nga një grup kriminelësh

1685551397_kosove.JPG

Edhe policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin në hyrje të sheshit në veri të Mitrovicës

“Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi” thuhet në njoftimin e policisë.

Dy shqiptarët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ora 18:44
VIDEOLAJM/ Sveçla publikon pamjet, momenti kur dy shqiptarët rrihen brutalisht nga serbët në sheshin e Mitrovicës së Veriut

Ministri i Brendshëm i Kosovës ka publikuar videon e dy shqiptarëve të dhunuar sot në veri të Mitrovicës.

Në video duket momenti kur të rinj me kapele i afrohen një grupi. Disa prej tyre arrijnë të largohen, ndërsa njëri kapet nga ata që ministri Xhelal Sveçla i quan pjesë e milicisë fashiste dhe ushtron dhunë brutale në sheshin e Mitrovicës. 

"Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.
Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.
Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës", shkruan Sveçla.

Shqiptari i dhunuar nga serbët

Edhe policia e Kososvës ka dhënë detaje lidhur me sulmin në hyrje të sheshit në veri të Mitrovicës. 

“Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi” thuhet në njoftimin e policisë.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit

Prej 26 majit situata në veri të Mitrovicës është e tensionuar, pasi protestuesit serbë kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Kryetarët shqiptarë u detyruan të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.  U lënduan 30 ushtarë të KFOR, u dëmtuan dhe makinat e mediave.

 
Shqiptari i dhunuar nga serbët
 
Ora 18:35
Osmani diskuton me Macron, Scholz dhe Borrell për zhvillimet në Kosovë

1685632318_vjosaosmani.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Takimi u zhvillua në margjinat e një samiti evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

'Në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç', shkroi Osmani.

“Me presidentin [francez] Emmanuel Macron dhe kancelarin [gjerman] Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, shkroi Osmani në Twitter, duke mos dhënë detaje shtesë.

Ora 18:29
Qeveria e Kosovës: Qytetarët të shmangin udhëtimet në Serbi

1685564733_Screenshot5.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit.

Ora 17:47
Situata në veri, kryeministri i Kroacisë: Serbia të kërkojë falje për agresionin e Millosheviçit, të ketë njohje reciproke dhe normalizim

1685634608_andrejplenkovic.jpg

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka deklaruar se dëshirojnë të shohin sa më shpejt zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës. Ai tha se bisedimet duhet të lehtësohen menjëherë.

Në Forumin “Globsec 2023” në Bratislavë të Sllovakisë, ai tha se e kupton pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e përmbledhur në tre fjalë, një falje për agresionin e Millosheviçit, njohjen reciproke dhe më pas normalizimin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të situatës së Kosovës. Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tri fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje dhe pastaj normalizim. Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të gjithë mund ta nxjerrim nga baza e qëndrimit të Kosovës, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në të njëjtën kohë që cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk mendoj se ka shumë perspektivë karriere në politikë atje. Kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar”, tha Plenkoviç.

 “Ta lëmë të kaluarën në të kaluarën dhe gjithçka do të jetë mirë në të ardhmen”, shtoi ai.

Ora 17:15
Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

1685385257_vucic.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin e Komitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku Kosovën po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

Ai tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve unilaterale ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz

Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku Kosovës po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.

“Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që u nënshkrua dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani e kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht se a e njohin vendet e tyre Kosovën apo jo”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiq.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiq përmendi se ka pasur një takim të shkurtër jozyrtar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa shtoi se me Zelenskyn kanë diskutuar për integritetin territorial të Serbisë dhe Ukrainës.

“Ai më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t'ju them më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Ora 17:08
Përplasjet në veri të Kosovës, nis në Moldavi takimi mes Osmanit, kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit Macron

Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi është duke u mbajtur në Kishinau të Moldavisë ku po mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Siç shihet edhe nga fotografitë e bërë publike nga mediat në Kosovës, në njërën anë janë të ulur kancelari Scholz e presidenti Macron.

Ndërkohë, në anën tjetër, presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ora 16:53
Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se SHBA-ja “po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës” ta qetësojë situatën në veri.

I pyetur për sanksionet potenciale që mund t’ia vendosë SHBA-ja Kosovës për moskoordinim me të, Hovenier tha se “ka pasur disa pasoja, por shpresoj ta kalojmë [këtë situatë] që të mos ketë pasoja të tjera”.

“Nuk jam në pozitë të them (çfarë mund të jenë pasojat e tjera). Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier.

Ai shtoi se i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së.

Si pasojë e parë për situatën e krijuar në veri të vendit, ambasadori Hovenier bëri të ditur më 30 maj se "stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund" për Kosovën.

 

Ora 14:54
Tensionet në veri/ Blinken sërish kërkon veprime të përgjegjshme nga Kosova dhe Serbia

1684303238_anthonyblinken.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo të Norvegjisë.

Blinken i bëri këto komente pasi u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kjo nuk është hera e parë që sekretari Blinken ka reaguar për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

Ora 14:36
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Serbët në veri po kërcënohen për të marrë pjesë në protesta

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se serbët e Kosovës po detyrohen nga Lista Serbe që të marrin pjesë në protestat e organizuara ditët e fundit. Ai tha se sot një numër i madh qytetarësh janë detyruar të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë.

“Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë. Kjo mund të nënkuptojë kërcënime dhe dhunë fizike ndaj tyre dhe familjarëve, largime nga puna si dhe dëmtim të pronave të atyre personave”, tha Sveçla.

Ora 14:18
Shpërndahen protestuesit në jug dhe veri të Urës së Ibrit

1685622006_koha.jpg

Protestuesit shqiptarë që ishin mbledhur te Ura e Ibrit janë shpërndarë.

Ata ishin mbledhur pas thirrjeve që të mërkurën ishin bërë nga profile të ndyshme në rrjete sociale megjithëse policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bërë thirrje që kjo protestë të bojkotohet.

Në kohën sa shqiptarët kanë qenë duke protestuar në jug të Urës së Ibrit, në veri të saj kanë qenë të grumbulluar edhe qytetarë serbë, të cilët gjithashtu janë shpërndarë.

 

Ora 14:14
Kurti i prerë: Kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës duhet të jenë në zyrë, e zvogëlojmë praninë e policisë kur të largohen bandat

1685469600_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ripërsëritur thirrjen e tij se kryetarët e komunave në Veri të Kosovës duhet të jenë në vendin e tyre të punës.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur, ndonëse dalja ka qenë e ulët, janë kryetar legal që kanë legjitimitet, ndonëse jo të plotë, shkak i trysnisë së Serbisë. Ata kandidat që kanë garuar e fituar duhet ta bëjnë punën, dhe unë besoj që vendi i punës së kryetarit duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e Komunës është ndërtesa e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme si ajo me pandemi, kur edhe ne s’kemi qenë në vende pune, por vendi i punës së kryetarit të jetë në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Mirëpo është kryetari që i ka marrë votat e qytetarëve, natyrisht që është kryetar, dhe i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë kryetarët në këto zyra, ato kanë qenë të zbrazura, të braktisura. Nuk mund të kenë përgjegjësi ata që marrin pjesë në mënyrë demokratike”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se situata e tensionuar në veri të vendit është pasojë e "grupeve të armatosura, të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale" të Serbisë.

"Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e [pranisë së] Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave [në veri], atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin", tha Kurti në një adresim për gazetarë.

"Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën", tha Kurti.

Ora 13:34
Video/ Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital

Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra informon tani media kosovare.

Në një video të publikuar nga TV Koha duket një nga shqiptarët e lënduar.

Policët hetues kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas sulmit të ndodhur. Dy shqiptarët janë dërguar në spital.

 

 

 

Ora 12:54
FOTO/ Pavarësisht thirrjeve të policisë, shqiptarët mblidhen në Mitrovicën e Jugut në protestë për trazirat e shkaktuara nga serbët në veri

 

Pavarësisht thirrjes së bërë nga policia e Kosovës, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në protestë në Mitrovicën e Jugut afër Urës së Ibrit.

Organizimi i tyre është bërë për të protestuar për situatën në komunat e veriut. Por policia e Kosovës kërkoi që shqiptarët të mos marrin parasysh këto thirrje sepse kanë prejardhje të dyshimtë.

Të njëjtën thirrje e bëri edhe ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla.

Por gjithsesi policia ka vendosur një kordon sigurie për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve në zona të tjera.

Ora 12:48
Në Zubin Potok patrullojnë edhe karabinierët italianë

Makinat e karabinierëve italianë

Në tri komuna e veriut të Republikës së Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku situata duket se është më e qetë po patrullojnë prej ditësh edhe karabinierët italianë, të cilët janë pozicionuar pranë protestuesve serbë.

Karabinierët ose dega e katërt e forcave të armatosura italiane, kanë rolin e policisë ushtarake dhe janë gjithashtu të përfshirë në misione dhe operacione jashtë vendit si një forcë luftarake.

Ora 12:39
Mbi 60 orë pa dalë nga zyra, kryetari i komunës së Leposaviçit në veri të Kosovës: Po hamë bukë si në hotel, policia sjell ushqimin kur ndërron turnet

Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se e ka ende të paqartë nëse do të qëndrojë brenda zyrës. Ai tha se ka mbi 60 orë që është brenda zyrës ndërkohë që jashtë serbët kanë organizuar protesta të dhunshme.

Ai tha se po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet.

“Kurr më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë. Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh Lulzim Hetemi.

Ora 12:21
VIDEO/ Rama tjetër takim me Vuçiç krah Ursula Von der Leyen: Duhet t'i jepet fund absurdit kërcënues

 

Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë negociatat e ndërkombëtarëve për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Veç takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe liderë të vendeve të rajonit, një takim tjetër është mbajtur gjatë ditës së sotme mes kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç ku e pranishme ka qenë dhe Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.

"Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë"  shkruan Rama në një postim në facebook ku ka publikuar dhe videon e takimit.

 

Ora 11:49
Tensionet në veri, Daçiç: SHBA-ja e porositi Kurtin se duhet ta formojë Asociacionin, këtë do e dëgjoni edhe nga BE

1685613108_ivicadacic2.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Kosova do duhet të formojë asociacionin e komunave serbe. 

Ai madje është shprehur se Prishtina është e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur ndonjëherë me kërcënime të këtij lloji. Sipas tij, kjo retorikë e amerikanëve për asosacionin do të jetë edhe nga BE për Kurtin. 

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”, tha Daçiç për Televizionin Prva të Serbisë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta, ai vlerësoi se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”.

“Prandaj tani, në vend të normalizimit në Kosovë, kemi përshkallëzim të dhunës”, tha Daçiç.

Ai shtoi se zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë zgjidhje, por se tani “është më e rëndësishme të qetësohet situata”.

Daçiç tha se qëllim i Beogradit është që serbët t’i kenë të drejtat e tyre.

“Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë popullin tonë, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Daçiç.

Ora 11:42
Gjermania dhe Franca ndërmjetësojnë në krizën e Kosovës

1685612537_644802401006.jpg

Kancelari Scholz e presidenti Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar ditët e fundit në Kosovë. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian ata takohen me presidenten Osmani e presidentin Vuçiç.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebelstreit bëri të ditur në Berlin se në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet të rnjten në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime së bashku me presidentin francez, Macron me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin Vuçiç për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës, shkruan sot DW. 

Scholz dhe Macron zhvillojnë bisedime edhe me presidentin Vuçiç, i cili para samitit në Kishinau ka thënë se hapi i parë për uljen e tensioneve do të ishte tërheqja e "gjoja kryetarëve" të komunave nga veriu. Ai i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin kryetarët e bashkive. Ky hap do të ishte hapi më i fuqishëm, ka kërkuar Vuçiç.

Ora 11:06
FOTO/ Tensionet në veri, Rama takim 'kokë më kokë' me Vuçiç

 

Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Ka qenë vetë Vuçiç që ka ndarë në fotot me Ramën, ndërsa i pranishëm është edhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

Ora 11:05
Tensionet në veri të Kosovës, Borrell: Dhuna nuk është zgjidhje, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi

1683271988_josepborrell.JPG

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pas takimit gjatë ditës së djeshme me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuan lidhur me situatën gjatë ditëve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, Borrell tha se sot pritet të ketë një takim edhe më presidentin Vuçiç.

Përfaqësuesi i BE-së, tha se për Kosovën dhe Serbinë, dhuna nuk është rruga e duhur dhe të gjithë duhet të angazhohet për de-përshkallëzim të situatës në veri.

”Jam në pritje të një takimi me Aleksandër Vuçiçin. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”", tha ai.

Ora 10:42
Vuçiç: Kosova t’i tërheqë “kryetarët e supozuar”

1685566324_vui.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin, siç i quajti ai, "kryetarët e supozuar" nga komunat me shumicë serbe në veri, për t’i ulur tensionet që kanë shkaktuar dhunë.

Duke folur pas mbërritjes në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, Vuçiç tha se një hap i tillë do të ishte "lëvizja më e fuqishme" për zgjidhjen e krizës, citon Radio Evropa e Lirë.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se nuk pret takime të lehta me udhëheqësit evropianë në Moldavi.

“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha mes tjerash presidenti serb.

Ora 10:36
Osmani: Bandat kriminale po terrorizojnë veriun, aleatët të na ndihmojnë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë

1685195062_vjosa.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, dhe se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakortësuara në Bruksel.

Në prag të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) me liderët evropianë në Moldavi, ku po merr pjesë Osmani tha se është e rëndësishme të takohet me liderët evropianë për t’iu shpjeguar se çka po ndodh aktualisht në veri.

“Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendencave. Vuçiçi është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë. Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, shtoi ajo.

Osmani tha para mediave se bandat kriminale po i terrorizojnë edhe qytetarët në veri.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t'i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë. Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiçi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën. Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.

Ajo bëri të ditur se s’ka plan të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, derisa tha se insiston që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen.

Ora 09:31
Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit mblidhen edhe në Leposaviç

Protestues serbë kanë nisur të mblidhen edhe në Leposaviç, ku para objektit të komunës duken ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Ora 09:10
Shqiptarët njoftojnë protestë në jug të Mitrovicës, policia e Kosovës bën thirrje për qetësi: Në dëm të Kosovës

1685603490_kosovopolice1.jpg

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media, lidhur me disa thirrje që janë bërë një rrjete sociale për një protestë në Jug të Mitrovicës.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shpërfillin këto thirrje dhe se këto thirrje kanë qëllim të keq për qytetaret dhe Kosovën.

Sipas Policisë, ata janë të gatshëm të zbatojnë detyrat e tyre me profesionalizëm.

Njoftimi:

Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë

Prishtinë, më 01 qershor 2023

Policia e Kosovës është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Ora 09:04
Stoltenberg: Dërgimi i trupave shtesë nuk nënkupton që heqim dorë nga zgjidhja politike

NATO ka dislokuar 700 forca shtesë në Kosovë, pas tensioneve të ditëve të fundit në veri. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në veri të Kosovës nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga zgjidhja politike.

“Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë që NATO-ja heq dorë nga zgjidhja politike e tensioneve”, ka thënë Stoltenberg nga Oslo të enjten, transmeton AnadoluAgency.

Ora 08:59
Serbët të mbledhur para komunës, kryetari i Zubin Potokut vazhdon punën nga një tjetër godinë

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri po vijon me punën e tij nga një tjetër vend jo nga godina komunale ku ka protestues serbë ashtu si në ditët e kaluara.

Mësohet se Zeqiri është duke punuar nga godina e Zyrës për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Ai tha aktualisht po vlerësohet gjendja e sigurisë në komunë për të vendosur nëse do të shkojë në godinë apo jo.

Ora 08:20
Tensionet në veri/ Protestë nga prorusët e Podgoricës në mbështetje të serbëve në Kosovë: Mali i Zi-Rusi

1685600484_Capture.JPG

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë.

Në tubim nuk pati fjalime, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin "Kosova është zemra e Serbisë" dhe mesazhe të tjera.

Ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi - Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh.

Ora 07:28
Presidentja Osmani sot në Moldavi, takim me Macron dhe Scholz

1685597318_Capture.JPG

Me ftesë të organizatorëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do shkojë në Kishinau të Republikës së Moldavisë.  Osmani do të ketë takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë, raporton RTK.

Takimet do të zhvillohen ndaras, në margjina të samitit Komuniteti Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav.

Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, njofton Presidenca e Kosovës.

Çfarë ndodhi dje (31 maj 2023) në veri: Plagoset një polic i Kosovës në Zveçan! Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim, tani do të mbanim zi për të vdekurit

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ptrioti: 01/06/2023 21:04

    E po të dhunohen shqiptarët në mënyrë barbare në venin e vet nga bq e serbisë sdi ça të thush.. Serbët duhen rraf kudo që të shifen,si në Prishtin e si në Tiran. Kshu si ka mor vrull Vuçiç ene pak e do vi në Kukës e të shofim kte Kryek*rin Ed Rama si do na boj si diplomat

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 01/06/2023 19:42

    Dy institucionet kresore ne Republikën e Kosoves jane ne lartesine e detyres dhe ne konformitet me Kushtetuten. Pra ALBIN KURTI dhe VJOSA OSMANI jane dy TITANE ne sherbim te Republikes dhe nuk ka makron e omikron,as "klikat" politike te Tiranes e Prishtines qe ti perçajne duke hedhur balte,ti ndalojne te bejne detyren supreme duke ruajtur teresine tokesore te Republikes. Sot e pergjithmone ata kane hyre ne historine shqiptare si DY SHTETARË TE PERKUSHTUAR E TE PAKORRUPTUAR NE SHERBIM TE ÇESHTJES SHQIPTARE.

    Përgjigju
    • Arben: 01/06/2023 20:13

      Na zhgenjeu Osmani. La te hapur mundesine qe te behen zgjedhje perseri. U jep mundesine huliganeve te fitojne 4 bashkite. Ishalla nuk po thyhet edhe Kurti se perndryshe na perdhosi Serbia!

  • Shqiptari: 01/06/2023 13:30

    Jane 1.5 milion kosovare. Sikur 10mije te shkojne ne mitrovice I zbythin ata huliganet serbe dhe I tregojne botes se ky shtet ka njerez

    Përgjigju
    • Lala: 01/06/2023 21:02

      Po ja QE skan bythe se e kishin ber me Kohe.ad 200 vet su Ben sot

  • Ethem Lalaj: 01/06/2023 10:23

    SHBA+BE ndonse veprimet e KM A.Kurti i quan të nxituara pa i pyetur Ato,e di mirë se VUÇIÇ me diktatin e PUTINIT do nxirrte shkaqe të tjera për DESTABILIZIM. 2.SHBA+BE po ja krehin shumë BISHTIN VUÇIÇIT qëkurse nuk i vendosi SAKSIONE PUTINIT..! 3.Nuk mundet që Kosova të ruhet nga Paqeruajtësit nd/Kombëtar PËRJRTSISHT.Kjo nuk është zgjidhje. 4.Vuçiç ka deklaruar prerë se KOSOVA ËSHTË SËRI.Kjo ka mëse 100 vite që deklarohet. 5.SHBA( Se BE nuk lidh dot brekët e veta)duhet të zgjidh konfliktet në Kosovë e Ukrainë orgjentsisht deri në Gusht.Pasi vjeshta dhe dimri do sjell pasoja të rënda për popullatën. 6.Euripa u gjënd e papërgatitur për invadimin RUS,Pasi ishte futur thellë në importe të mallrave Ruse..!Pasi varësia ekonomike të çon në varësi politike.Tashmë le ti bien fyellit..! 7.Nuk mundet të drejtojnë negociatat midis VUÇIÇ E KURTIT dy persona që Shtetet e tyre nuk e njohin Kosovën si Shtet të pavarur.Ky është kulmi.Ndaj Vuçiçi tallet me ta..!

    Përgjigju
  • Kistra: 01/06/2023 09:32

    Bota Serbe, alias Bota Sllave eshte ngritur ne kembe kunder shqiptareve, ndersa ne kemi hallin e rezultatit te zgjedhjeve ne Rrogozhine e Kucove! Mjerim e turp!

    Përgjigju
    • Arben: 01/06/2023 16:00

      Turp per Saliun qe nuk pranon humbjen ne Rrogozhinë dhe Kuçovë!

    • sajan: 01/06/2023 10:35

      Super e vertete. Ne shqiptaret jemi ndare dhe percare ne peseqind forma. Duhet unitet kombetar menjehere.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump