Vijojnë punimet për rindërtimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë Turistike

Vijojnë punimet për rindërtimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë Turistike

Vijojnë punimet për aksin Kombinat-Ndroq-Plepa

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dijë se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km. Në njoftimin e tyre ata theksojnë se aktualisht po punohet në aksin që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga puna, ku shkruan se do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët.

”U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 28/10/2024 18:03

    Shumë mirë zoti Rama. Ishallah e bën me pagesë si është në gjithë botën e qytetëruar. Që mos të udhëtojnë lloj lloj malokësh

    Përgjigju
    • anon: 31/10/2024 05:02

      Mire Qe E Njeh Veten Ku Perket!

  • tirane: 28/10/2024 17:54

    Sa ta rregulloj do e bej autostraden tirane durres me lek .

    Përgjigju
  • Finalmente: 28/10/2024 17:41

    Po bëhet me standarte evropiane ,korsi biçikletash etj...,shpresojmë..!

    Përgjigju
  • ceni: 28/10/2024 17:17

    Më në fund po fillon kjo rrugë kaq e domosdoshme që ka që në kohën e Enverit pa vënë dorë do Zoti të përfundoi dhe mos të mbetet përgjysmë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë