Vijojnë punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Zyber Sharka” në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës. Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të enjte pamje nga kantieri, ku po ndërtohet godina e re që do të mirëpresë 220 nxënës.

Sipas informacioneve të bëra publike, shkolla do të ofrojë ambiente moderne, kushte për zhvillimin e procesit mësimor dhe hapësira të përshtatura për nxënësit.

Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Hysgjokaj, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Punimet po vijojnë sipas fazave të parashikuara, ndërsa pas përfundimit projekti pritet t'i shtojë zonës një godinë të re shkollore.

U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?